fbpx

FSSHM bën të njohura masat e reja për sigurimin shëndetësorë

Fondi për Sigurim Shëndetësor në bashkëpunim me Agjensionin për punësim të Republikës së Maqedonisë, pas informacioneve të marra në teren nga praktika e deri tanishme dhe me qëllim informimin në kohë të personave me të ardhura të ulta për dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e tyre në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, njofton se:
1. Personat e pa punë që për herë të parë paraqiten në FSSHM për sigurimin e të drejtës nga sigurimi shëndetësor, nuk është e nevojshme të dorëzojnë vërtetim nga Agjensioni për punësim se janë persona të pa punë.

Këta persona në njësitë rajonale të FSSHM-së duhet të dorëzojnë kërkesë për realizimin e të drejtës për sigurim shëndetësor (modeli i kërkesës gjendet edhe në ëeb faqen e Fondit ëëë.fzo.org.mk, ose në sportelet e njësive rajonale të FSSHM-së.) Kërkesës i bashkangjitet edhe dokumentacioni i nevojshëm, si:

Aplikimi për sigurim të detyrueshëm shëndetësor
Kopje të çertifikatës së lindjes, ose kurorëzimit
Kopje të letërnjoftimit me pëlqim nga aplikuesi
Librezë shëndetësore

2. Sërish ju përkujtojmë për lehtësimet në procedurën për riregjistrim të personave të pa punë të cilët kanë kontinuitet në sigurimin e tyre shëndetësor, të cilët gjatë vitit 2014 e kanë kryer regjistrimin në Fond. Këta persona nga 01.04.2015 nuk do të kenë nevojë të vijnë në sportelet e FSSHM-së për të sjell dokumentacionin e nevojshëm për riregjistrim.
Me realizimin e këtij projekti duke pasur për qëllim lehtësimet administrative u mundësohet të siguruarve që të realizojnë të drejtat e tyre sa më shpejt, të jemi më efikas si dhe të zvogëlojmë rradhët e gjata para njësive rajonale të Fondit.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë mbetet besnik në ralizimin e projekteve që u mundësojnë të siguruarve sa më shpejt dhe në mënyrë kualitative ti realizojnë të drejtat e tyre nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button