Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Kolorado (Video)

Në Kolorado të Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar operacionet e shpëtimit nga përmbytjet masive.

Së paku katër perona kanë humbur jetën që nga e mërkura, kur edhe kanë nisur vërshimet.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga lagjet e prekura, ndërsa qindra të tjerë mbeten të pagjetur.

Zyrtarët thonë se disa prej tyre mund të jenë mbytur ose lënduar.

Garda Kombëtare ka siguruar helikopterë për të shpëtuar njerëzit nga rreziku.

Presidenti Barack Obama ka shpallur gjendje emergjente.

Lajme të ngjashme

Back to top button