Zvicerani masakroi edukatoren shqiptare

Një zviceran i burgosur për përdhunim, ka masakruar shqiptaren Adelina M., terapeutiste sociale. Fabrice Anthamatten, e ka therur me thikë Adelinën, të cilën më pas e ka mbështjell me një thes najloni dhe e ka hedhur. 

Punëtorja sociale edukatorja Adelina M. e angazhuar për të bërë terapinë e Anthamatte, një i burgosur i akuzuar për përdhunim në Gjenevë është gjetur e vdekur në mbrëmjen e të enjtes. Po këtë ditë, në mëngjes i burgosuri i përmendur dhe punëtorja sociale ishin zhdukur pa gjurmë.

“Të lihet një përdhunues jashtë i vetëm me një grua të re ?! …është më shumë se revoltuese”, transmeton Presheva e Jonë, raportimet e mediave zvicerane, të cilat i referohen fjalëve të nënës së Adelinës.

Bëhet e ditur se të enjten në mëngjes, pak para terapisë në Bellevue, Fabrice Anthamatten shkoi për të blerë një thikë

Adeline M., 34 vjeçe, nënë e një bebe disa muajshe nuk ishte përgjigjur në telefonin e saj që nga e enjtja e fundit në mëngjes.

“Nga ora 11:00 e së enjtes në mëngjes, të dy viktima dhe krimineli nuk ishin paraqitur në një takim mjekësor. Ata ishin zhdukur me një Citroen Berlingo të bardhë me regjistrim GE 719.149”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, Pierre Maudet gjyqtar i Sigurimit, ka njoftuar për pezullimin e të gjitha daljeve në qytet për të burgosurit e Gjenevës apo në territorin kantonal.

Zhdukja e edukatores sociale së bashku me psikopatin zviceran kishte shqetësuar me të madhe jo vetëm policinë, por edhe opinionin e gjerë zviceran. Krimineli zviceran 39 vjeçar, po vuante një dënim prej dhjetë vitesh burg. Ditëve të fundit, para se ta kryente aktin kriminel ndaj Adelinës, ai ndodhej në Qendrën për Terapi Sociale “La Pâquerette” në Gjenevë.

Ata duhej të ktheheshin në orën 11 të paradites në qendër. Pasi nuk ishin kthyer në kohën e duhur, kanë filluar shqetësimet bashkë me hetimet për të gjetur veturën “Citroen Berlingo” ku Adelina ishte e “shoqëruar” me psikopatin.

Ajo që shokon opinonin dhe shumë analistë, se si është e mundur që një qendër sociale lejon një psikopat të njohur si kriminelë, vetëm pa kurrëfarë përcjellje së bashku në një veturë me një femër, edukatore!

“Në Qendrën për Terapi Sociale “La Pâquerette” në Gjenevë kishte punuar qe 6 vjet dhe shumë e donte profesionin e saj…” rrëfen e pikëlluar deri në palcë e ëma e Adelinës.

Nga 12 shtatori i këtij viti franko-zvicerani Fabrice Anthamatte konsiderohet i zhdukur dhe në kërkim. Interpoli nga sot ka lëshoi një flet arrest duke futur emrin e tij në listë.

Lajme të ngjashme

Back to top button