fbpx

Bomba e 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

Zoran Zaev në selinë e LSDM-së në Shkup në praninë e gazetarëve dhe qytetarëve ka publikuar bombën e 15 me radhë.

Zaev zbulon skandalin për korrupsionin e shefit të inteligjencës Sasho Mijallkovit në bashkëpunim me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Bëhet fjalë për blerjen e materialeve për policinë sekrete nga Izraeli.

Mijallkov kërkon provizion prej gjysmë milion euro nga firma e Izraelit për ta realizuar këtë biznes.

Bisedimet e Mijallkovit i udhëheq gjykatësja e zgjedhur nga vet ai si që dëgjuam nga bomba e kaluar, Svetllana Kostova.

Në bisedë mes Mijallkovit dhe Kostovës, ata flasin për atë se si Mijallkov kushtëzon kompaninë nga Izraeli: ose jepni paratë e provizionit (gjysmë milion euro) ose nuk ka biznes.

Kostova i përcjell direktivat e Mijallkovit te përfaqësuesi i kompanisë izraelite, Haim Hakeyny.

Kostova falënderon përzemërsisht Mijallkovin për zgjedhjen e saj gjykatëse me fjalët: “tërë jetën do t’ju jem borxhlie”.

Kostova dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite bëjnë planet për realizimin e biznesit të Mijallkovit.

Kostovska tregohet shumë e aftë në negociatat me përfaqësuesin e kësaj kompanie.

Në emër të Mijalkovit, Kostovska merret vesh për takim me izraelitët.

Kostovska i raporton Mijallkovit se më shumë se 100 mijë euro kanë ardhur në llogarinë që janë marrë vesh por kjo është pak për shumën që ka kërkuar ai.

Ata mirën vesh si ta kalojnë mallin në doganë.

Zaev tregoi një sms që Kostova i dërgon Mijallkovit ku i tregon se izraeliti i ka lëshuar në herë 540 mijë euro si dhe në herë 840 mijë euro.

11089139_353381848204494_602401981_o

Zaev prezanton dëshmi në dokumente për vizitat e izraelitit në Maqedoni që nga viti 2008.

Nga biseda e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të financave Zoran Stavreski nënkuptohet se Gruevski ka urdhëruar mos të preken 850 milion denarët nga MPB të cilat realisht si që zbulon Zaev i takojnë provizionit të Mijallkovit.

Më tej Jankullovska kërkon ndihmë nga Mijallkov të reagojë mos ti merren me rebalanc të buxhetit këto para.

“Qytetarët e Maqedonisë kanë dhënë para që MPB të blejë mjete për përgjimin e tyre, kanë dhënë para që të blihet aparat për tu përdorur ndaj tyre” tha Zaev.

11103722_353373508205328_463257973_o

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close