Në Shkup mbrëmë 18 aksidente, karrotreci largoi 53 automjete

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente rrugore. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmit material dhe 13 janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë shoferë të automjeteve motorike, gjashtë bashkëudhëtarë, një çiklist dhe katër këmbësorë. Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë vdekje. E njëjta ka ndodhur në orën 20:05 në bulevardin “Koço Racin” në afërsi të “Pishinës Olimpike, në të cilin janë përplasur një motoçikletë “suziki” me targa të Shkupit dhe një këmbësor, i ditëlindjes 1939, qytetar i Shkupit.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 23 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tetë shferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, nëntë shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 15 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 53 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button