Vlorë, parandalohet vrasja për gjakmarrje, arrestohet vrasësi me pagesë

Policia e Vlorës parandalon një vrasje për motive gjakmarrjeje duke arrestuar porositësin dhe vrasësin me pagesë.

Sipas policisë së Vlorës personi që është tentuar të vritet është Lahe Jazaj 53 vjeç, ndërsa personi i cilësuar nga policia si vrasës me pagesë është Luka Sherifi.

Burimet nga policia i thanë gazetares së Ora News Jerola Ziaj se nëse do tëm kryente ekzekutimin Sherifit i kishin premtuar 15 mijë euro. Vetë autori ka pranuar në polici ngjarjen dhe shumën që i ishte premtuar./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button