Giani De Biasi: S’jam martuar me grua shqiptare, kam nënkuptuar Kombëtaren Shqiptare

Trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare ka sqaruar një keqkuptim në rrjetin social “Facebook” duke thënë se nuk ishte i martuar me një grua shqiptare.

Në postimin e tij të bërë në tre gjuhë italisht, anglisht dhe shqip, Giani De Biasi tha se një batutë e tij e bërë gjatë një intervistë disa kohë më parë ishte keqkuptuar, pasi kishte thënë se ishte i martuar me një grua shqiptare për më shumë se tre vjet, por me këtë ai kishte nënkuptuar Skuadrën Kombëtare të Futbollit Shqiptar.

“Kohë me parë, në një intervistë kisha thënë si “batutë”(shaka) që isha martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet …… dhe nënkuptoja Skuadren Kombëtare të Futbollit Shqiptar!Kjo batutë e imja ka krijuar një keqkuptim.

de biasi

Lajme të ngjashme

Back to top button