fbpx

Vdiq personi më i vjetër në botë

Njeriu më i vjetër në botë, gruaja japoneze, Misao Okawa ka vdekur në vendin sot sot, vetëm një muaj pasi e ka festuar ditëlindjen e saj të 117-të.

Shtëpia e pleqëve ku ka jetuar Okawa në qytetin japonez të Osakës, ka njoftuar se ajo ka vdekur sot në mëngjes, transmeton REL.

Okawa ka qenë nënë e tre fëmijëve, gjyshe e katër dhe stërgjyshe e gjashtë personave.

Ajo ishte një nga pak njerëz të gjallë që kishin lindur në shekullin e 19-të.

Ditëlindja e saj është 5 mars, 1898, një datë kjo më e hershme se sa fluturimi i parë i realizuar nga vëllezërit Wright.

Ajo ka qenë adoleshente kur ka nisur Lufta e Parë Botërore, ndërsa i ka pasur 70 vjeç kur është bërë ulja e parë në sipërfaqen e hënës, në vitin 1969.

Kur i ka mbushur 114 vjeç, Okawa është njohur zyrtarisht si gruaja më e vjetër në botë nga komiteti i rekordeve të Ginisit.

Japonia, një vend që njihet edhe për jetëgjatësinë e banorëve të saj, është vendi ku jeton edhe burri më i vjetër në botë, Sakari Momoi, në muajin shkurt e ka festuar 112 vjetorin e lindjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button