Rihanna: Nuk kam kohë për lidhje dashurie

Këngëtarja amerikane, Rihanna, për një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio, mirëpo këto ditë ajo ka mohuar këtë lidhje.

Në një intervistë për revistën “Hello!”, 27-vjeçarja ka mohuar spekulimet se është në lidhje me aktorin 40-vjeçar, duke thënë se nuk ka kohë për dashuri shkaku i angazhimeve të shumta në karrierën e saj.

Kur u pyet se si i duket lidhja Rihanna – DiCaprio, këngëtarja është përgjigjur: “Më duket sikur ju duhet të qëndroni larg rrjeteve sociale sepse gjithmonë gënjejnë”.

“Jam shumë e zënë me punë dhe nuk kam kohë për t’ua ofruar meshkujve, pra të jem e sinqertë nuk e kam ndërmend ta ftoj edhe dikë tjetër në këtë jetë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button