Mot me diell dhe erë të përforcuar veriore

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten dhe në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me reshje të përkohshme të dobëta të shiut dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe relativisht i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button