Italia e Anglia barazojnë, Holanda e fortë për Spanjën

Ka përfunduar pa fitues supersfida miqësore mes Italisë dhe Anglisë. Ndeshja e zhvilluar në Juventus Stadium, ka përfunduar 1:1.

Skuadra e Antonio Conte, ka gjetur e para golin, duke shënuar në minutën e 29’, nëpërmjet Graziano Pelle.

Për të marrë barazim nga ky udhëtim i vështirë, Anglinë e ndihmoi Andros Townsend, që në minutën e 79’, shënoi një gol shumë të bukur.

Holanda ka mposhtur kombëtaren e Spanjës në ndeshje miqësore. Ndeshja e zhvilluar në Amterdam Arena, i ka takuar “Tulipanëve” me rezultat 2:0.

Golat e fitores Holanda i shënoi brenda 3 minutave të pjesës së parë.

Stefan de Vrij në minutën e 13’ dhe Davy Klaassen në minutën e 16, shënuan për fitoren e Holandës.

Tulipanët e fituan Spanjën

Lajme të ngjashme

Back to top button