Fund i përgjakshëm i pengmarrjes në Turqi, vritet prokurori bashkë me dy pengmarrësit

Prokurori turk Mehmet Selim Kiraz dhe dy personat që e morën peng atë kanë mbetur të vdekur pas ndërhyrjes së forcave speciale në godinën e gjykatës në Stamboll.  

“Prej më shumë se 6 orësh drejtues të policisë në Turqi negociuan me pengmarrësit, por në fund e vetmja rrugëzgjidhje mbeti ndërhyrja e forcave speciale”, tha shefi i policisë së Stambollit.

Fillimisht mediat turke raportuan se pas ndërhyrjes së forcave speciale, prokurori kishte mbetur i plagosur, por më pas ishte ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili shkruajti në “Twitter” se Mehmet Selim Kiraz ka ndërruar jete”.

Prokurori, përgjegjës për hetimin mbi vrasjen e një 14-vjeçari gjatë manifestimeve për Parkun Gezi, u mor peng në gjykatë nga anëtarë të grupit të ekstremit të majtë DHKP-C gjatë ditës së martë në Stamboll.

Hetuesi që u mbajt peng për disa orë u fotografua nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist.

Adoleshentin Berkin Elvan u qëllua me armë zjarri në kokë nga një agjent i policisë. Djaloshi, sot simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome.

Lajme të ngjashme

Back to top button