”Messi” shqiptar i kokainës, fuste në Itali mbi 200 kg kokainë në muaj!

Një shtetas shqiptar u kap dhe u ekstradua në Holandë më 20 mars, pasi kishte futur në Itali 20 kilogramë kokainë. Policia në Brescia konfiskoi pasuritë e tij, që arrinte në një vlerë rreth një milion euro.

Njeriu, i njohur si “Messi e Shqipërisë”, për shkak të ngjashmërisë me futbollistin argjentinas të Barcelonës, u arrestua dhjetorin e kaluar në afërsi të aeroportit të Eindhoven (Holandës), pas një urdhërarresti të lëshuar nga gjykatësi në Brescia, me kërkesë të prokurorit.

Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptari ishte në gjendje që të fuste në Itali mbi 200 kilogramë kokainë në muaj. Për të mbuluar trafikun e drogës kishte formuar edhe një kompani ndërtimi, me të ardhurat e së cilës kishte investuar edhe në makina luksoze.

“Republica.it”, shkruan se në vitin 2005, ai refuzonte të deklaronte të ardhurat e tij. Kështu policia i sekuestroi atij dy makina luksoze, kompaninë e ndërtimit, ndërtimin e tokës dhe një pronë banimi, përveç llogarive të ndryshme bankare.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i cilësuar si “Mesi i kokainës” trafikonte 200 kg kokainë në vit dhe xhironte para me vlerë 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button