Derbi në Manastir dhe Tetovë

Sot kthehen duelet e Ligës së Parë, pas dy javëve pauzë për shkak të angazhimit të Reprezentacionit të Maqedonisë në kualifikimet për botërorin “Brazil 2014”. 
Ekipet më të mira të Ligës së Parë e Maqedonisë do të luajnë sot ndeshjet e xhiros së 7-të, e ku derbi i javës luhet në Manastir në mes Pelisterit dhe Sjkëndijës së Tetovës.  

Ndeshje interesante pritet edhe në Tetovë, ku ekipi i Renovës pret Liderin e tabelës, Horizont Turnovën. Gostivari udhëton drejt Shkupit në kërkim të pikëve ndaj kampionit aktual Vardarit, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov do të ketë përballë djemtë e Metalurgun. Ndeshje nën hije të dueleve më interesante janë Eurmilku – Bregallnica e Shtipit dhe Napredoku – Rabotniçki. 
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00, në përjashtim të duelit Vardari – Gostivari që nis në orën 19:30. 

Xhiro e 7-të:
Pelisteri – Shkëndija, Renova – Horizonti, Vardari – Gostivari, Makedonija Gj.P. – Metalurgu, Euromilku – Bregallnica, Napredoku – Rabotniçki. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button