Koha

Koha kalon,
ne dy ndryshojmë,
sa më afër vdekjes
aq më të mirë tentojmë të bëhemi.
E megjithatë gabojmë,
egoja ngadhënjen
me secilin,
me veten,
me njëri-tjetrin.
Por kjo është njerëzore,
se engjuj nuk jemi
e më e vështira nga të gjitha është të mbetesh njeri,
e din,
këtë ma ke thënë ti.

Koha kalon,
kështu më flet vetëm ti,
dhe në kohët më të turrbullta
të lumtur më bën vetëm mendimi
që të njoha ty.
shpesh bota zhduket
e unë në heshtje rikujtoj sa e sa çaste me ty
më ke ndihmuar të jem njeri
por dhe të dal nga vetja
mbi perdet egocentrike
të jem më e mirë se një njeri
nëpër momente që nuk maten me fjalë, vetëm me zemër.

Koha kalon,
unë fuqishëm lëshoj rrënjët e mia përgjatë tokës pjellore të dashurisë,
aty ku jeton ti.
Shumë e më thellë,
me dhimbje e me hare,
padiktueshëm vazhdon të bëhesh pjesë e imja.
me varga por e pathyeshme.
E pandashme.
Dhimbshërisht e bukur.
Simetri perfekte e qenies time.
Koha kalon,
ne ndryshojmë,
intensiteti rritet,
dashuria na djeg
në zjarrin më të ëmbël në këtë botë
ku njerëzit harrojnë kush janë
dhe kujt i takojnë.

Poezi nga Y.Z.E

Lajme të ngjashme

Back to top button