“Njerëzit e krimit mblidheshin te zyra e Shkëlzenit”

Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, iu është përgjigjur akuzave të Shkëlzen Berishës.

Pas shpalljes së vendimit të Bojaxhiut për të garuar për kreun e bashkisë së Tiranës, djali i ish-kryeministrit ka reaguar në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se: “Kush e gjen, ku mblidhen bashkë për të ‘mirën’ e popullit, vrasësit me akademikët, tutorët me politikanët, ish-policët me ish-të burgosurit, fundërrinat njerëzore me rilindasit, të persekutuarit me persekutorët, grekët me Çamët, bojaxhinjtë me piktorët ?”

Acarimit të familjes së ish-kryeministrit, Bojaxhi i është përgjigjur duke rrëfyer se çfarë di ai për Shkëlzen Berishën.

“Do të thoja se deri para dy vjetësh e dinim, që mbase, mblidheshin tek zyra e tij, por se ku mblidhen sot unë nuk e di, se nuk jam pjesë e këtyre njerëzve.” – ka deklaruar Gjergj Bojaxhi.

Lajme të ngjashme

Back to top button