Si të keni një jetë produktive dhe një karrierë të suksesshme?

Kjo vlen veçanërisht për nënat më fëmijë të vegjël të cilat kanë edhe një familje ku duhet të jenë prezent dhe të japin maksimumin e tyre. Këtu shpesh lind pyetja nëse vërtetë mund të arrini të gjeni një balancim ideal për tu gjendur dhe për tu ndjerë e plotësuar në të gjitha fushat e jetës tuaj pa hequr dorë nga asgjë më vlerë për ju? E vërteta është se nuk ka asnjë formule fikse për një jetë të ,lumtur dhe të plotësuar nga të gjitha drejtimet. Ju duhet të punoni fort për ti ruajtur ato që deri më tani keni arritur dhe ti zhvilloni më tej. Ja disa këshilla që shumë ekspertë japin për të bere të mundur që të fitoni aftësinë e duhur për ti menaxhuar më mire fushat tuaja të jetës duke marre maksimumin prej tyre.

1. Kur e mbaroni orarin e punës, mos u riktheni përsëri aty.
Ky mund të jetë një problem shumë serioz i cili çdo ditë e më shumë po i bën femrat në karriere të mos vlerësojnë aq sa duhet familjen dhe miqtë e tyre. Kur ju largoheni nga puna, mundohuni sa më shumë mos ta mbani mendjen atje, mos të vazhdoni të kontrolloni emali-let tuaja apo të bëni telefonata punë. Në fund të fundit, dita është tepër e vogël për të mos i shijuar ato pak ore pranë familjes dhe miqve tuaj në maksimum. Vlerësojini njerëzit që keni pranë dhe mbi të gjitha respektojini ata duke u dhënë plotësisht kohën tuaj pa shkëputje punë.

2. Kujtoni që nuk jeni e vetmja femër e stresuar!
Shpesh herë, bëhet shumë e thjeshtë të cilësoni vetën tuaj si tepër të ngarkuar dhe të stresuar por mos harroni se nuk është e vërtetë. Pavarsisht se sa e ngarkuar mund të jeni, se sa shumë e pamundur ju duket të çlodheni dhe të relaksoheni, ashtu si ju ka pa edhe shumë femra të tjera të cilat janë duke luftuar për të menaxhuar punët dhe familjen e tyre. Mos lejoni të zhyteni në stresin dhe ngarkesën tuaj, duke u fokusuar aty, por punoni për të nxjerrë më të mirat e angazhimeve tuaja.

3. Planifikoni një aktivitet të bukur dhe të shijueshëm për çdo ditë
Kjo është një ndër këshillat më të rëndësishme që duhet ndjekur nga të gjitha ju femra! Mundohuni që çdo ditë të planifikoni dhe të bëni një aktivitet që ju e shijoni dhe ju bën të ndiheni mirë. Sado pak të zgjasë ajo, efekti që do të ketë në vazhdimin editues tuaj do të jetë i pa zëvendësueshëm. Mos neglizhoni asnjë dëshire tuajën në rast se keni mundësi ta realizoni atë gjatë ditës. Qoftë kjo një shëtitje më të dashurit e tu, apo të shkuarit në palestër, apo qoftë edhe një kafe më shoqet e tua.

4. Mos lini pas dore ushqimin dhe aktivitetin
Sado e ngarkuar të jeni, sado pak kohe t keni, asnjëherë mos lini pas dore shëndetin tuaj dhe më pas edhe
të familjes tuaj. mundohuni të investoni tek mirëqenia juaj pasi në fund të fundit, ajo është çka ka më
tepër rëndësi pavarësisht çdo gjëje. Ushqehuni mirë dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik të mundeni. Ju
meritoni të jeni gjithmonë në top formën tuaj dhe në rast se jeni edhe më fëmije të vogël, kërkojani si
nder familjareve apo miqve tuaj t’ju ndihmojnë për të krijuar pak më tepër kohe për vetën për tu marre
më sport apo për të ikur në një qendër estetike etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button