Meteorologjisti në studio me varësen e rrobave brenda në xhaketë (Video)

Meteorologjisti i Fox9 Minneapolis Steve Frazier pati një aksident mode në fillim të javës pasi harroi të hiqte varësen nga xhaketa e kostumit, të cilën donte s’donte u detyrua ta heqë kur ishte live. Frazier, në siklet, u përpoq ta menaxhonte varësen gjatë transmetimit, derisa ndaloi për të bërë gjestin e çuditshëm: e nxori nga xhaketa sendin që nuk e kishte vendin aty.

Drejtuesit e edicionit të lajmeve ulën kokat, duke qeshur, ndërsa Feazier spjegoi: “Unë…mendova mos ishte butoni i veshjeve, por ta lëmë, le të…mund të shkojmë menjëherë te moti? Nuk mund ta…nuk…më shkoi kurrë në mendje”.

Më pas gjatë transmetimit, ndërsa të qeshurat vazhdonin, Frazier ndalon dhënien e motit për të mbrojtur prapë veten.

“Prit t’jua spjegoj”, thotë ai. “Unë shkova në palestër sot dhe ky kostum po më rrinte ngushtë. Nuk mund ta kuptoja pse dhe…duhet ta kem veshur shumë shpejt”.

Më pas ai ka shkruar në rrjetet sociale që ndihej shumë në siklet për gjithë skenën.

Lajme të ngjashme

Back to top button