fbpx

Gafa e Presidentit tunizian me atë francez (VIDEO)

Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi ka bërë një gafë diplomatike gjatë marshimit të solidaritetit në kryeqytetin e vendit ditën e diel, pasi iu referua publikisht Presidentit francez, Fransua Hollond si “Fransua Miteran”.

Pasi e kuptoi gabimin, Essebsi kërkoi ndjesë për ngatërresën dhe i dha Hollond një puthje në faqe. Ndërsa të pranishmit, por edhe Presidenti Francez, u përgjigj me buzë në gaz.

Essebsi dhe Hollond morën pjesë në protestën antiterrorizëm në Tuniz, ku u mblodhë mijëra njerëz. Demonstruesit marshuan drejt Muzeut Kombëtar “Bardo”, objekt i sulmit terrorist më 18 mars, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button