fbpx

UEFA, dënim të ri për Shqipërinë?!

Sipas raporteve më të fundit nga media, mësojmë se Shqipëria rrezikon të marrë një tjetër dënim nga UEFA, kësaj radhe për shkak të sjelljes të tifozëve në takimin kundër Armenisë.

Pasi mori dënimin e tmerrshëm, me humbjen në tavolinë me rezultat 3-0 kundër Serbisë, Shqipëria rrezikon të marrë një tjetër dënim.

Hyrja e disa tifozëve në fushë pas ndeshjes Shqipëri-Armeni (2:1), është regjistruar në protokollin e ndeshjes nga gjyqtari i katërtë.

Sipas të përditshmes sportive shqiptare, ‘Sport Ekspres’ UEFA pritet t’i shqiptojë gjobë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) pas këtij gjesti të tifozëve kuqezi./lajmi

Lajme të ngjashme

Back to top button