fbpx

Basha: Nuk rikandidoj më në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi të martën, se nuk do të rikandidojë më në Tiranë dhe se do t’i kushtohet plotësisht drejtimit të Partisë Demokratike.

“4 vjet më parë, kur u përballa me Ramën për Bashkinë e Tiranës, kam shprehur bindjen se Kryeministri në hije nuk duhet të rikandidojë edhe për postin e kreut të Bashkisë. Unë i qëndroj kësaj bindje dhe fjalët që kam thënë atëherë i zbatoj sot. Do t’i kushtohem tërësisht drejtimit të Partisë Demokratike”, u shpreh Basha për mediat, pas përurimit të ambienteve të rikonstruktuara të një kopshti në Tiranë.

Basha shprehu bindjen se kandidati i Partisë Demokratike, do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por pa dhënë ende emra konkretë për garën elektorale të 21 qershorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button