Trupi i një nigeriane është gjetur pranë hekurudhës në Miravc

­ Një nigeriane 29 vjeçare ka humbur jetën me siguri nga goditja e trenit në afërsi të stacionit hekurudhor në Miravc. Ashtu siç kumtoi policia, mbrëmë rreth orës 10:20 në hekurudhën Shkup­-Gjevgjeli në Demir Kapi, një i punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë 200 metra para stacionit hekurudhor në Miravc, në kanalin pranë rrugës ka vërejtur kufomën e një njeriu.

Inspektim në vetë vendin ka kryer ekipi i stacionit policor në Negotinë, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për Grace. E.(29) nga Nigeria e cila është lënduar në pjesën e kokës, ku ka pasur thyerje nga goditja me siguri e trenit.

Me urdhër të prokurorisë publike, trupi është dorëzuar në ndërrmarjen e varrimit nga Negotina, për varrim në varrezat e qytetit në Negotinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button