Kuvendi kaloi disa ndryshime ligjore në lexim të parë

Parlamenti i Maqedonisë sot, në vazhdim të seancës së 41-të, e ka përkrahur propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për lojëra fati dhe për lojëra zbavitëse, për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore dhe për sigurim shëndetësor, të gjitha në lexim të parë, njofton agjencia MIA.

“Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve minorenë nga ndikimi i dëmshëm i lojërave të fatit, me ndryshimet vendoset obligim që organizatorët e lojërave të fatit në hyrje të hapësirës së objektit ku organizaohen ato, të vendosin mbishkrim me përmbajtje për ndalesë të hyrjes të personave nën 18 vjeçarë”, tha në elaborimin e ndryshimeve të Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra zbavitëse, zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini.

Me ndryshimet e propozuara ligjore përforcohen kompetencat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, si organ inspektues i cili e kryen mbikëqyrjen në organizimin e lojërave të fatit, që të mund në çdo kohë, gjatë mbikëqyrjes, të bëjë kontroll të dokumentacionit, me të cilin dëshmohet mosha e personave të hasur në hapësirat ku organizohen lojërat e fatit. Nëse personi juridik mundëson hyrje dhe pjesëmarrje në lojërat e fatit të personave nën 18 vjeçarë, propozohet të vendoset gjobë prej 5.000 eurove. Nëse vepra përsëritet në afat prej dy viteve, të shqiptohet edhe sanksion penal, ndalesë e përkohshme për kryerje të veprimtarisë së caktuar në kohëzgjatje prej gjashtë muajve
deri dy vite.

Me Propozim ligjin jepet mundësia për rilicencimin e organizatërove të lojërave të fatit, të cilëve u është dhënë licencë për organizimin e lojërave të fatit, respektivisht të mund para skadimit të afatit të vlefshmërisë të licencës ekzistuese të parashtrojnë kërkesë për licencë të re, nëse i kanë paguar kompensimet për pagesë dhe këstet për licencë.

Me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore, megjithatë, duhet të mundësohet të aprovohet program për shitje të tokës bujqësore për vitin vijues dhe do të krijohet perceptim të çmimit të tregut.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për sigurim shëndetësor, parashikohet që kompensimi i konfirmuar i pagës në rast të mungesës nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe lehonisë, të paguhet edhe në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, gjegjësisht të paguhet gjatë periudhës së konfirmuar me dispozitat nga sfera e marrëdhënieve të punës. Parashikohet edhe pagesë e kompensimit të pagës edhe në rast kur kontributi për sigurim të obligueshëm shëndetësor nuk paguhet gjegjësisht paguhet me vonesë.- Kuvendi republikan, sot, në vazhdim të seancës së 41-të, e ka përkrahur propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për lojëra fati dhe për lojëra zbavitëse, për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore dhe për sigurim shëndetësor, të gjitha në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button