fbpx

Arrestohet shefi i interpolit të Tiranës

Policia e Shqipërisë ka ndaluar mbrëmjen e djeshme dy oficerë policie, pjesë e Interpol Tirana, njofton ATSH. Arrestimi i dy oficerëve ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku oficerët e ndaluar dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Të arrestuarit janë Artan Bajraktari, kreu i Interpol Tirana dhe Loreta Alla, ish drejtuese e Interpol Tirana dhe aktualisht shefe sektori.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se arrestimi i dy oficerëve ka të bëjë me çështjen Frroku. Dyshohet se si Bajraktari dhe Alla kanë “neglizhuar” detyrën e tyre lidhur me arrestimin dhe ekstradimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim më 1999 në Belgjikë. Mësohet se urdhri për arrestimin e Bajraktarit dhe Allës është dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Dy drejtuesit e Interpol akuzohen se nuk kanë bërë dërgimin e kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku.

Mësohet se kërkesa nga Interpol Brukseli për Frrokun ka ardhur që në muajin janar 2015 në Tiranë, por është mbajtur në zyrat e Interpol Tirana pa i kaluar ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button