Garet: Qeveria kalimtare duhet të jetë pjesë e bisedimeve

Ambasadori britanik në Shkup Çarls Garet në emisionin “360” shkallë në  Alsat M ka deklaruar se e formimi i qeverisë kalimtare duhet të jetë pjesë e bisedimeve mes dy palëve.

“Nuk më takon mua si ambasador të komentojë se cilën zgjidhje për krizën Maqedonia duhet të zgjidh, por është e qartë se për qeverinë kalimtare shumë diskutohet dhe duhet të jetë temë e bisedimeve në procesin në të cilën të dyja palët do të punojnë për të gjetur zgjidhje. Arritja deri të zgjidhja do të kërkojë shumë  durim shumë kreativitet”, thotë Garet.

Sipas tij një fillim i mirë do të ishte komentimi i qeverisë për përmbajtjen e bisedave të përgjuara dhe hap tjetër i mirë do të ishte fryma e kompromisit, konstruktivitetit nga të gjithë të përfshirit në përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button