fbpx

Ljajic vazhdon ta refuzojë himnin e Serbisë (Video)

Sulmuesi i Romës, Adem Ljajic assesi nuk ka ndërmend ta këndoj himnin e Serbisë, pasi një gjë të tillë e bëri edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Ljajic edhe më parë ishte i përjashtuar nga kombëtarja ngaqë nuk e këndoi himnin, asokohe u përjashtua nga përzgjedhësi Sinjisha Mihajlloviç dhe tani selektorit të kombëtares sllave Radovan Çurçiqit nuk i pengoi kjo.

Futbollisti serb refuzon ta këndoj himnin e shtetit të tij, pasi ai i përket fesë myslimane, kurse himni i Serbisë ka baza fyese për fenë në fjalë.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button