I kthjellur nga një gënjeshtër

I dalldisur, shqisat nuk më shërbenin besueshëm. 
Isha i dehur nga emocionet që gjeta, 
por dhe i habitur që kuptova se në të vërtetë vet i kisha kërkuar vazhdimisht. 
Mbase nuk e pranoja, 
por u bëra i varur nga dashuria dhe joshjet e saja ngashënjyese. 
Sa shumë e lakmoja vëmendjen që ma kushtonte,
lajkat dhe përkëdheljet.
Isha i rrëmbyer nga dashuria që më dhuronte 
dhe halucinacionet që më shkaktonte. 
Ishte pastër një mrekulli.

Ndodhi pastaj, që objekti i adhurimit tim,
me gënjeshtra prishi magjinë që ma dhuronte. 
Kuptova që tradhtia rëndon dhe hijeson gjithçka, 
edhe dashurinë më të ndritshme. 
Ndërkohë që nuk e shoh më me sytë e dikurshëm, 
ndonjëherë e vështroj si një të panjohur. 
Vetëm pasioni i zjarrtë që ende e ndjej për të
si vegim ma përkujton të kaluarën. 

Kështu mbërrita në fund të dalldisjes – zhvlerësim i plotë i dashurisë. 
Tani vetëm ndjej pasojat e gënjeshtrës. 
U kthjella

(Fragmente)

Lajme të ngjashme

Back to top button