Belle Air kërcënon dhe fyen gazetaren: Do të q… robt ty dhe familjes (FOTO)

Gazetarja e Zërit në Kosovë, Besiana Xharra, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook nga njerëz të kompanisë Belle Air në Kosovë.

Ndaj gazetares është përdorur një gjuhë fyese për të dhe familjen e saj.

Pas kërcënimit të parë në Facebook, gazetarja ka kthyer përgjigje duke thënë se ajo ka raportuar atë që kanë thënë udhëtarët, të cilët po keqtrajtohen nga kjo kompani.

Por si përgjigje ajo ka marrë një kërcënim edhe më të fortë.

“Nëse shkruan për Belle Air, kam me të q… robt dy dhe familjes,” thuhet në mesazh.

Kërcënimi vjen pasi Zëri raportoi se Zvicra ka vendosur që të anulojë të gjitha fluturimet e kompanisë Belle Air pas skandaleve të shumta të kësaj kompanie./ep

belle air

belle air 1

Lajme të ngjashme

Back to top button