Hulumtim: Anti-Korrupsionistët i kanë heshtur të gjitha aferat e pushtetit!!!

Një mandat tjetër i pafamshëm i komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit 

Në punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga viti 2002 deri më sot, ka dallime të mëdha. Ata që kanë bërë hapat e para kanë qenë anti-korrupsionarët jo-profesional (honorarë), kanë pasur buxhet të vogël, por kanë zbuluar një numër aferash, të cilat edhe më sot përmenden. Përbërja e fundit e anti-korrupsionarëve, nga ana tjetër, janë bërë profesionistë (të punësuar), kanë marrë buxhet më të madh, por edhe më pak punë, për shkak të mosbesimit nga qytetarët. Për aferat, megjithatë, nuk thuhet gjë!  

 Valentina STOJANÇEVSKA 

Pothuaj se disa muaj me rend, së paku dy herë në javë, opozita po pëlcet “bomba”, gjegjësit po zbulon afera kriminale dhe korrupsion, por assesi nuk del që së paku ndonjëra prej tyre të godet Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ose së pak të lëkund një çikë. Jo, nuk i lëkundën as aferat e shumta, siç janë “Aktor”, “Shkupi 2014”, “Financimi i VMRO-DPMNE”, “Fabrika sekrete për pasaporta”…ndonëse, e dimë, ata kanë për obligim të luftojnë korrupsionin. Megjithatë, në vend të luftës, mbi gjithash, duket që anëtarët e tyre janë strehuar rehatshëm në kolltukët e tyre, duke i mbrojtur nga bombat dhe duke mos lëshuar asnjë zë. Pikërisht heshtja e tyre që prej moti ka kyçur fuqishëm alarmin për atë nëse e kryejnë funksionin e tyre, për të cilën, sipas kushteve në Maqedoni, marrin një kompensim të lartë, rreth 1.000 euro në muaj! Neve vetëm supozojmë, sepse ata vetë nuk dëshirojnë të tregojnë se cila është rroga e tyre mujore, por duhet të paguhen njëlloj sikur gjykatësit e Gjykatës Supreme ose deputetët. Anëtarët e mëhershëm, nga ana tjetër, kanë marrë honorar prej 40.000 denarë.

Anti-korrupsionarët i harruan edhe qytetarët, të cilët në rolin e të ashtuquajturve whistle-blowers, ose lajmëtarëve, gjithnjë e më pak vizitojnë adresën e tyre ndërsa problemet i ndajnë me mediet ose me organizatat joqeveritare.

Më këtë konkluzion pajtohen edhe të dhënat zyrtare për punën e Komisionit, andaj, në vend të një komisioni profesionist shtetëror, që nga viti 2011 kur ka fituar këtë status, si duket kemi fituar vetëm një komision shtetëror ose partiak. Nga kjo vihet në diskutim nevoja për funksionin dhe ekzistimin e mëtejshëm të një komisioni të tillë.

NË VEND TË TRANSPARENCËS, KARAKTERIZOHET ME ANONIMITET 

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit funksionon tash më 13 vjet, mirëpo, për fat të keq, sinonim për atë edhe pas gjithë këtyre viteve janë anëtarët e parë të përbërjes, nga viti 2002. Sot nuk besoj që ka ndonjë qytetar që i njeh gjithë shtatë anëtarët aktual të komisionit (kryetar Gjorgji Sllamkov, dhe anëtarët Mirjana Dimovska, Farije Aliu, Lubinka Muratovska – Markova, Lubinka Koraboska, Sejdi Halili dhe Zoran Dodevski) të cilët nuk i njohin madje edhe një numër i gazetareve sepse emrat e tyre nuk përmenden në publik, dhe nuk mund të gjenden në ueb faqen e komisionit, në të cilën një kohë kanë qenë shënuar gjithë anëtarët dhe biografitë  tyre. Ndoshta një prej arsyeve për fshehjen e biografive është rrëmuja që u krijua gjatë përzgjedhjes së tyre në Kuvend, sepse për disa prej tyre, biografitë dëshmojnë që nuk janë kuadri më i përshtatur për luftën kundër korrupsionit, sipas arsimit dhe përvojës së tyre. Prandaj, sipas opozitës, Koraboska ishte zgjedhur pa mos plotësuar kushtet ligjore sepse sipas profesionit është menaxher turistik.

Gjatë viteve të fundit, nga ana tjetër, as nuk u munduan të ndryshojnë këtë perceptim pse numrat e tyre të telefonit mbeten jashtë dispozicionit për gazetarët, dhe me atë edhe publikut.

Si duket komisioni më suksesshëm funksiononte kur anëtarët e tij ishin vetëm me honorarë, për dallim nga tani, kur u bënë profesionistë. Gjegjësisht, nga viti 2010, anëtarët e komisionit ishin të angazhuar me kohë të pjesshme ose honorarë, gjegjësisht përveç këtij angazhimi, kanë munduar të kenë edhe obligime tjera pune. Megjithatë, verën e vitit 2010 u bënë ndryshime të ligjit me të cilët funksioni i tyre u bë profesional, me orar të plotë të punës ndërsa vendi i vjetër i punës ishte pezulluar, për gjithë kohëzgjatjen e mandatit katërvjeçar. Qëllimi është, siç tha ministri i atëhershëm i drejtësisë, Mihajlo Manevski, të mundësohet dedikim i plotë i anëtarëve të komisionit vetëm në punën e luftës kundër korrupsionit si obligim i tyre profesional.

Nga ana tjetër, anti-korrupsionarët e mëhershëm, që prej atëherë paralajmëruan që anëtarët do të kanë më tepër pavarësi në punë nëse mbeten vetëm honorarë, sepse kështu do të kenë frikë të mos humbin vendin e punës, dhe mund të jenë të njëanshëm dhe mund të nënshtrohen shtypjeve.

A është komisioni aktual profesional më i suksesshëm nga ai i pari, në të cilin edhe vet ishte anëtar, pyetëm ministrin e mëhershëm Manevski, por ai theksoi që nuk dëshiron të komenton punën e tyre, ndonëse para dy viteve nuk e kishte problem të bëjë atë, kur vrullshëm i kritikonte anti-korrupsionarët dhe theksoi që nuk e kryejnë punën për të cilën janë të paguar.

A janë nënshtruar shtypjeve, mund vetëm të supozojmë, megjithatë mos interesimi i tyre për zhvillimet më të fundit në vend është tepër i dukshëm. Në vend që menjëherë të dalin me qëndrim, rolin e tyre akoma e kryejnë disa nga anti-korrupsionarët e mëhershëm, të cilët për dallim, janë në dispozicion për të biseduar me gazetarët.

Ata madje edhe ju nuk përgjigjen pyetjeve të parashtruara drejtpërdrejtë, andaj, pothuaj se dy javë presim përgjigje nëse koha e tyre e punës është tetë orë sepse spekulohet që ata janë në vendin e punës vetëm kur kanë mbledhje ose vendosin për ndonjë lëndë?! Gjithashtu, i pyetëm edhe cila është shuma e rrogës së tyre, por edhe kjo pyetje, bashkë me shumë tjera, mbetën pa përgjigje.

MALINOSKI: U HUMB KUPTIMI PËR EKZISTIMIN E KOMISIONIT! 

Nga Komisioni nuk deshën të dërgojnë as raportin vjetor për punën në vitin 2014, edhe pse mandati i përfundon muajin e ardhshëm. Raportin shkurtimisht e prezantuan në konferencë shtypi, por detajet nuk u vunë në dispozicion, që të mund t’i krahasojmë me vitet e mëparshme. Por, nëse i shqyrtojmë raportet e mëparshme vjetore menjëherë vërehet se përbërja e fundit dhe ende aktuale ka bashkëpunim më të ulët me qytetarët. Më saktë, nëse deri në vitin 2010 komisioni ka pranuar prej 450 deri në 1.000 parashtresa nga qytetarët, kurse tani mezi 200. Vëllimin e tyre të punës, në shikim të parë e mbushin parashtresat rreth zgjedhjeve. Kur të largohet ky numër, mbeten parashtresat e dorëzuara nga qytetarët.

Viti Lëndë sipas iniciativës së komisionit Parashtresat e pranuara Të zgjedhura
2003 15 603 129
2004 23 627 325
2005 18 563 593
2006 29 679 534
2007 12 1114 386
2008 31 767 567
2009 21 471 828
2010 14 457 1043
2011 13 908 (641 për zgjedhjet) 1157
2012 13 200 402
2013 27 2.843 (2.615 për zgjedhjet) 2.815
2014 / / /

Sipas Dragan Malinovskit, i cili ishte anëtarë i përbërjes së parë të komisionit, në vitet e fundit Komisioni për anti-korrupsion tërësisht është zhvlerësuar. Thotë se sot komisioni është i margjinalizuar, në nivel të lartë, kurse qytetarët nuk njohin asnjë autoritet ose mundësi për ballafaqim me sfidat e korrupsionit.

Në vitet e fundit ka pasur një numër të madh të skandaleve me korrupsion të përmasave të mëdha, që aspak nuk janë trajtuar nga ana e KShPK. Mjafton të përmenden keqpërdorimet gjatë realizimit të projektit “Skopje 2014“, ku janë  shpërdoruar dhjetëra miliona euro, vetëm në pjesën me derdhjen e përmendoreve.  Kjo është dokumentuar me detaje në raportin e përpiluar me kërkesë të komunës Centar, por KShPK largon shikimin nga këto fakte. Mos të flasim për keqpërdorimin me ndërtimin e objekteve nga ky projekt, për të cilat janë shpenzuar qindra miliona euro. Vetëm tek objekti “Teatri i vjetër” nga fondi fillestar prej 6-7 miliona euro, nëpërmjet aneks marrëveshjeve të panumërta, janë shpenzuar 37 milionë euro.   Nëse këto keqpërdorime nuk meritojnë interesin e Komisionit për anti-korrupsion, atëherë humbet kuptimi i ekzistimit të mëtutjeshëm  të një organi të tillë, thotë Malinovski.

Ai përkujton se përbërja e parë e KShPK ka themeluar parime të transparencës në punë, gjegjësisht qasje ndaj medieve dhe publikut, pasi kanë konsideruar se kështu do mund të ndikojnë në rritjen e vetëdijes në shoqëri për ballafaqimin me fenomenin e korrupsionit.

Kjo u tregua si qasje e mirë, dhe provë për këtë është edhe interesi i lartë i publikut. Si ilustrim i kësaj, theksoj faktin se në këtë periudhë KShPK në baza vjetore pranonte mes 700 – 1000 parashtresa nga qytetarët. Në vitin 2007, KShPK është larguar nga këto parime të qasshmërisë dhe transparencës. U mbyll për publikun, dhe në këtë mënyrë organi që është përgjegjës të thirr tjerët të jenë të qasshëm dhe llogaridhënës, u shndërrua në një prej institucioneve më pak transparente në vend. Si rezultat i kësaj, në raportin e KShPK për vitin 2013, qëndron informata se këtë vit janë pranuar vetëm 201 parashtresa nga qytetarët, që qartë tregon se besimi në këtë organ është në nivel shumë të ulët. Kjo gjendje njihet edhe nga Komisioni Evropian, ku në raportet vjetore për progresin e vendit, thotë se puna e KShPK është e padukshme për publikun, thekson Malinovski.

MIHAJLOVA: ANTI-KORRUPTUESIT E FJETËN MANDATIN

Qëndrimin e Malinovskit e ka edhe Vanja Mihajlova, e cila gjithashtu ka qenë anëtarë i përbërjes së parë të Komisionit.

“Kjo përbërje e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit me drejtë perceptohet nga qytetarët si edhe një organ burokrat që ekziston vetëm në letër, që nuk kryen funksionin për të cilin është formuar – parandalimin e korrupsionit. Komisioni, fatkeqësisht, në kundërshtim me Ligjin, nuk ka shfaqur pavarësi dhe paanshmëri në kryerjen e kompetencave të parapara, kurse ka treguar edhe shkallë të artë të përzgjedhjes në veprimin sipas lëndëve, në varësi prej personave kundër cilëve ka nisur procedurë, që është vërejtur edhe nga ana e KE. Me këtë sjellje, Komisioni tërësisht ka humbur kredibilitetin dhe besimin e qytetarëve, kurse l përshtypjes sikur është krahu i zgjatur i pushtetit, konsideron Mihajlova.

Ajo theksoi se komenti se ky komision është jo-transparent dhe anonim për publikun e gjerë është i arsyeshëm pasi ky komision gati se asnjëherë nuk ka paraqitur qëndrim ose koment për ndonjë rast të caktuar ku seriozisht është dyshuar për korrupsion.

Numrit më të madh të anëtarëve të Komisionit që kaluan edhe dy mandate, publiku nuk ua dëgjoi as zërin, dhe sigurisht nuk i dëgjoi as për qëndrimin e tyre ndaj ndonjë rasti të korrupsionit. Në përgjithësi, kjo përbërje ka fjetur gjatë mandatit prej tetë vjet – thotë Mihajova.

Si duket asgjë nuk mund të zgjon “luftëtarët” aktual kundër korrupsionit, pasi siç theksuam në fillim, ato nuk reaguan as për bombat e opozitës. Në një prej tyre u përmend ndryshimi i planeve detajore urbanistike dhe gjeneralë, ku do të mundësohet që një pyll në Vodno të ndryshohet në tokë ndërtimore, që ndonjë person i fuqishëm nga pushteti të ndërton shtëpi. Por, as kjo nuk ka aktivuar alarmin anti-korrupsion, edhe pse përbërja e parë ka vepruar për lëndë të ngjashme. Atëherë kishte paralajmërime se ndryshimi i shpeshtë i PDU-ve dhe PGJU-ve krijojnë rrezik për keqpërdorim të tokës.

– Ndryshimet e shpeshta të këtyre dokumenteve jo vetëm që shkon kundër nevojës për qëndrueshmëri të këtyre planeve urbanistike dhe sigurisë ligjësore të qytetarëve dhe biznes sektorit, por edhe duket sikur ka keqpërdorim të funksioneve të personave përgjegjës për kënaqjen e interesave të bizneseve personale të personave të caktuar me fuqi politike. Komisioni duhej para shumë kohe te reagon për këto gjendje, veçanërisht pasi krijojnë hapësirë të gjerë për dyshim keqpërdorimi të pozitave zyrtare dhe korrupsion. Fatkeqësisht, nuk jam optimist dhe nuk besoj se kjo do të ndodh edhe me përbërjen e re të Komisionit, pasi që nuk dot ë ndryshon asgjë përveç emrat e anëtarëve – thotë Mihajlova.

PROFESIONISTËT DOLËN MË PAK PROFESIONAL

Në përbërjen e parë të komisionit, prej vitit 2002, anëtarë kanë qenë ekspertë për çështje ligjore dhe ekonomike, kurse kryetar u emërua Sllagjana Taseva, e cila në atë periudhë ishte profesor i drejtësisë në Akademinë policore. Karakteristike për përbërjen e parë ishte se shpesh ishin të pranishëm në publik, me informata mbi punën e tyre dhe për iniciativat. Këtë përbërje, kryeministri Hari Kostov, e emëroi qeveri në hije, pasi që tërë kohën i ndiqnin prej afër dhe kontrollonin vendimet e Qeverisë.

Komisioni i patë, në katër mandate ka nisur 44 iniciativa për ndjekje penale. Ky numër nuk është më i lartë nga ai i pasardhësve, por kjo përbërje ka nisur disa raste në nivel të lartë. Të cilat fatkeqësisht ende nuk kanë përfunduar në institucionet juridike. Mes tyre janë aferat: “Fershped”, Fabrika “Porcellanka” nga Velesi; Marrëveshja për shitjen e rafinerisë “Okta”; Kartela kombëtare për pagesë; Fondi shtetëror për sigurim pensional dhe invalid, 7 milionë euro; Agjencia për zhvillim dhe investime –  huat e Tajvanit, 18 milionë dollarë amerikan; Almako AD Banka, 30 milionë euro dhe Biro ekonomike, rreth 3 milionë euro. Gjithashtu, ky komision vet zbuloi rastin “Baçillo” që përfundoi edhe në gjyq.  Gjatë punës së tyre u nis edhe obligimi për lajmërimin e gjendjes së pronës së funksionarëve shtetëror.

Anëtarët e përbërjeve të mëparshme të komisionit thonë se rastet si Murri kinez, Panorama dhe Fershped i kanë lënë si amanet për pasardhësit, por këto raste të mëdha me afera korrupsioni qeveria i la anësh me amin të KShPK.

Përbërja e parë është munduar të mbron lajmëruesit. Dihet se kërkuan mbrojtje për lajmëruesin e parë të regjistruar, Simo Gruevski, i cili atëherë në komision e paraqiti kriminalin e Telekomit, për të cilin tani janë nisur procedura në SHBA, kurse nga ana tjetër, komisioni aktual nuk është deklaruar për asnjë rast.

Në përbërjen e dytë të komisionit anëtarë ishin jurist, ekonomist dhe një politikolog. Ata kishin kushte më të mira për punë nga përbërja e mëparshme, u vendosën në hapësirë prej 600 metra katrorë, kurse paraardhësit e tyre punonin në kushte të papërshtatshme në qendrën tregtare të qytetit. Kjo përbërje kishte në dispozicion më shumë resurse njerëzore, por edhe bashkëpunim të përmirësuar me prokurorin publik Ljupço Shvrgovski. Në këtë mandat nisën gjithsej 60 iniciativa për ndjekje penale, prej të cilave vetëm një me për nivelin më të lartë, në vitin 2010, kundër kryetarit të mëparshëm Branko Crvenkovski dhe një rast në nivel të lartë kundër ministër të mëparshëm për bujqësi.

“Mungesa e hetimeve për korrupsion në nivel të lartë mund të jetë tregues se nuk ka korrupsion në nivel të lartë ose se komisioni nuk ka guxim ose pavarësi që ta heton”, thotë Ilina Mangova, në studimin e saj “A sjell rezultate modeli për anti-korrupsion në Maqedoni”.

Kjo përbërje fitoi edhe kritikat e para negative, gjegjësisht në raportin e BE, ku u theksua se anëtarët e KShPK nuk janë të angazhuar sa duhet, por edhe për herë të parë paraqitet brengosje rreth paanshmërisë dhe pavarësisë së tyre. U paraqit problem edhe kur kryetarja  e atëhershme Mirjana Dimovska, u ri-zgjidh edhe dy vjet për pozitën kryesore.

Kështu që, në vend të përmirësimit të situatës, përbërja e tretë e komisionit u ballafaqua me mosbesim akoma më të madh, pasi që në vitin 201, pa përkrahje të opozitës u zgjodhën katër anëtarë të përbërjes së dytë dhe tre anëtarë të ri, një me përvojë të gjatë në polici, në inspektoratin e tregut dhe një pa përvojë në anti-korrupsion ose arsim në fushën përkatëse.

Ajo që u vërejt është se kjo përbërje nuk ka nisur as një lëndë korrupsioni në nivel të lartë. Shumica ishin në nivel të ulët, kurse ato të nivelit të mesëm ishin të lidhur me opozitën. Edhe pse komisioni ende nuk ka publikuar raportin vjetor për vitin e kaluar, anëtarët para do kohe dhanë një shqyrtim të shkurt në publik. Ata theksuan se kanë realizuar 70 për qind të asaj që kanë paraparë, por pranuan se rezultatet më të ulëta i kanë në kontrollin e politikës.

Ajo që mund të kuptohet nga ueb-faqja e KShPK , është se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti  nuk kanë vepruar për ndonjë aferë më të madhe policore ose të korrupsionit. Shqyrtimi tregon se komisioni është marr me disa këndë ku ka pasur konflikt interesi, gjegjësisht ka dhënë vërejtje dhjetëra funksionarëve se nuk mund të kryejnë dy funksione në të njëjtën kohë. Gjithashtu, për konflikt interesi kanë dhënë vërejtje edhe ministrit pa resor,  Vele Samak, gruaja e të cilit punon në kompani – investim i huaj, që pranon ndihmë financiare nga shteti dhe gjithashtu përkujtuan edhe zëdhënësin e LSDM, Petre Shilegov, të përditëson të dhënat në listën anketuese. Dhe aq, asgjë me rëndësi më të madhe.

NË VEND TË PUNËS, JU RRITET BUXHETI 

Si ulet efikasiteti i punës së Komisioni kundër korrupsionit, ose aq sa bëhet më e padukshme, në proporcion të kundërt rritet ose bëhet i dukshëm buxheti që e ka në dispozicion.

Kështu që, me buxhetin për vitin 2015, ky komision në dispozicion ka 507.837 euro. Prej të cilëve, 473.575 euro janë paraparë për rroga dhe shpenzimet operative të të punësuarve. Sipas të dhënave të komisionit, ka 25 të punësuar, dhe nëse kjo shumë ndahet në 12 muaj, llogaria tregon se për një të punësuar në muaj ndahen rreth 1.578 euro. Por kjo nuk është shuma e vërtet e rrogës, pasi këtu futen edhe shpenzime tjera.

Vitin e kaluar, 2014, në dispozicion kanë pasur buxhet prej 150.000 euro, kurse 300.000 euro kanë pasur në dispozicion edhe vitet tjera. Por, vitet e para, komisioni ka pasur në dispozicion buxhet shumë të vogël dhe atëherë ka qenë më i suksesshëm. Në vitin 2003 KShPK ka pranuar 181.463 euro nga shteti. 

Viti Buxhet (në euro) Buxhet për shpenzimet e të punësuarve Numri i të punësuarve
2015 507.837 473.575 25
2014 352.292 352.368 24
2013 371.642 341.064 24
2012 333.349 319.992 24
2011 294.536 292.672 16
2010 283.739 280.448 14
2009 386.991 365.776 16

 Në fillim të muajit të ardhshëm do të përfundon mandati i anëtarëve aktual, dhe do të zgjidhen të ri. U munduam të kuptojmë nëse ndonjë prej tyre përsëri do të kërkon mandat, por nuk arritëm pasi zëdhënësja nuk ju përgjigjet pyetjeve të parashtruara me postë elektronike, kurse as atë as kryetarin Sllamkov nuk arritëm ti kontaktojmë me telefon, pasi kur kishim fatin dikush të përgjigjet në telefon, përgjigjeshin se këta janë në takim.

Pas kësaj, mbetet përshtypja se kur ndonjë institucion është i mbyllur për publikun është duke fshehur diçka , ose me të vërtet nuk ka për çfarë të lavdërohet. Në këtë kontekst është edhe një thënie e vjetër e kryetarit Sllamkov, i cili për një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha:

“Qëllimi ynë si Komision nuk është që çdo ditë të jemi të pranishëm në medie dhe të vetreklamohemi. Kur do të kemi material të fortë, i përkrahur me kontrolle, atëherë do të mund të dalim dhe ti tregojmë këto të dhëna”, deklaroi Sllamkov.  

Në fund do t’i lejojmë vetes të themi se sigurisht nuk kanë pasur çfarë të prezantojnë në publik! 

Korniza

Komisioni aktual nuk ka zbuluar asnjë aferë! 

Pyetjes së “Fokus” për Malinovskin dhe Mihajlovën, a dinë ndonjë aferë ose skandal korrupsioni që është zbuluar falë punës së kësaj përbërje të Komisioni për anti-korrupsion, na u përgjigjën se një zbulim të tillë nuk ka pasur.

Malinovski:

– Mua me të vërtet nuk më kujtohen gjëra të tilla. KShPK duhet të ketë rol proaktiv në zbulimin e rasteve të korrupsionit. Ky komision duhet të ndjek dhe analizon raportet e revizorëve, pasi që aty gjenden informatat kryesore për punën e paligjshme të bartësve të funksioneve publike. Mediet gjithashtu paraqesin burim serioz të informatave, që në mënyrë përkatëse duhet hulumtuar nga KShPK. Fatkeqësisht, duket se KShPK  mbyll sytë para rasteve serioze të korrupsionit, dhe e fshehur në anonimitetin e vet, prej kohe në kohë do të dërgon ndonjë raport për ndonjë rast banal të konflikteve të interesit dhe ngjashëm. KShPK  duhet të jetë lëvizësi, lokomotiva e aktivitetit anti-korruptiv në Republikën e Maqedonisë. Por sot, ajo është e atrofuar, pa kredibilitet dhe pa kapacitet të kryen funksionin e vet, të përcaktuar në Ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Mihajlova:

– KShPK me këtë përbërje për mandatin e plotë prej vitit 2007 deri tani nuk ka vepruar në asnjë rast ku ka dyshime serioze për korrupsion, ku janë përfshirë funksionarë të lartë të garniturës aktuale në pushtet, edhe pse në publik janë shpalosur mjaftë raste të tilla dhe kërkohet nga Komisioni të kryen detyrën për të cilën është formuar. Nga kjo mund të përfundojmë se për këtë periudhë nuk mund të flitet për parandalim të suksesshëm të korrupsionit pasi sipas praktikës botërore provë për luftën efikase kundër korrupsionit është procesimi i rasteve të mëdha të korrupsionit, që nuk ndodh në Maqedoni. 

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button