…po të jetonit për ndryshimin!

Le të shohim, përgjatë ndryshimeve historike të kombit tonë. Do ta gjejmë gjithnjë guximin për tundjen e gjithëhershme të “status quo”-së, vlerën e ndryshimeve përparimtare.

Janë këto, “baballarët” e kombit, figurat misionare, inspiruesit e ndryshimit. Është logjika e shkëputjes nga e kaluara, pa marrë parasysh arritjet në harqe kohore. Është një e kaluar që tashmë kërkon ndryshim.
Bota është ende e vogël, në shikimin e së kaluarës, madje është vision-shkurtër edhe nga këndgjykimi shqiptar. E kaluara jonë politike, flet ende nga diskursi i papërmbajtur emocional, fshehur nën faktet e munguara, me synimin të kap me “thonjtë” e heshtur të pushtetit, jehonën që ka ndryshimi. Është një luftë me mullinjtë e erës që bën e kaluara me të ardhmen, e që gjithëherë e pakuptimtë ka qenë. Sepse, nuk mund ta ndalosh dot, mllefin për të kaluarën përgjithësisht jo-rezultative, e mbi bazën e saj kërkesën për ndryshim. Për këtë shkak, e ardhmja është gjithnjë vizioni, që ka ditur gjithëherë të lë në haresën e kohës, zërat e paartikuluar të së kaluarës, që janë veçse grykat e pafryera të profitit, pjesë e një aventure të pakuptimtë politike. Të kaluarat jo-rezultative politike, thjesht shuhen duke mos i kujtuar, duke mos u marrë me ta. Për dallim nga e kaluara jonë e pasur historike, që duhet gjithnjë të përfaqësojë bazamentin e së ardhmes.

Të merremi me të ardhmen, më shumë se me të kaluarën sepse e kaluara në fakt po humb energjinë e saj dita-ditës, si një kometë që shuhet vetëvetiu në hapësirën e madhe të ndryshimit.

Nga ana tjetër, jehona për fitoren e së ardhmes, hapësira për ndryshimin tashmë ekziston, por duhet shumë punë, përkushtim me ndershmëri. Do të ishte ende më e pafat dhe përfaqësonte një shkëndijë të humbur, në rast se ndryshimi i shumëpritur shqiptar do të ngelte vetëm në nivelin e kësaj kërkese për ndryshim, që fatëkeqësisht deri më tani në atë nivel gjendet.

Një akumulim forcash, hapje dyersh, bashkim intelektualësh, e krijim pasuri vizionesh e idesh, për studim të thuktë të çështjes shqiptare në MK fillimisht, arritjet dhe kërkesat shqiptare, do të ishte hapi i parë i qartësimit të kësaj mjegulle politike ku gjendemi, edhe për opinionin e jashtëm. Mbi bazën e këtij studimi, krijim i alternativës së qartë, jo më në nivelin e marrëveshjeve, por drejt një politike reale, aq sa janë reale edhe kërkesat shqiptare.
Ky studim i thuktë i çështjes shqiptare, dhe kjo alternativë e pastër dhe reale, do të paraqiste një ndryshim në ofertën politike shqiptare. Këtë ofertë reale dhe konkrete, nuk do mundnin dot ta implementojnë “fosilet” e së kaluarës. Figurat e reja politike-publike, të një mendje bashkëkohore pragmatike do të jenë të patjetërsueshëm për rrugëtimin koherent karshi kësaj oferte konkrete që duhet bërë. Dhe këtu mer anë shpresa shqiptare, dhe humbet në pafundësinë e errësirës dyshimi dhe indiferenca.

Lajme të ngjashme

Back to top button