fbpx

Korea jugore si akullore

Motivimi dhe shokët e mirë janë dy gjëra shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. Kisha lapsin që shkruaja derisa kisha shokët më të mirë në botë, shkruaja për veten për shokët, për sikletin e fqinjëve të mi për fëmijët e tyre të vegjël si dhe për numrin e madh të aborteve që ishin bërë nga disa gra që nuk m’u besoheshte se i kishin bërë. Frika e atyre grave që nuk do të ken mundësi t’u ofrojnë kushte, kjo ishte arsyeja pse kishin zgjedhur abortin si një ndëprerje të lindjes së më shumë fëmijëve. Vajza nga Korea e Jugut erdhi në mesin e atyre grave si turiste, me foto-aparatin e saj fotografonte, dhe për nëntë ditë që qëndroi në mesin tonë, buzëqeshja e saj nuk humbi aspak nga fytyra e saj që shkëlqente. Ajo fotografonte dhe femijët vraponin pas saj sikur ajo të ishte një aktore filmi.

Korea e jugut pas luftës që pësoi po thuaj nuk mbeti asgjë që mund të flitej për të, veç se varfëri. Sot ajo fotografonte me aparatin e saj Cannon, që tek ne kushtonte një shumë e madhe. Korea e Jugut dhe vendi im para një dekade varfërinë e kishin të përbashkët. Sot nënat tona kanë frikë të mbesin shtatzënë kurse nënat në Korenë e Jugut fotografohen me Samsung, prodhim vendor, dhe i tregojnë shoqja-shoqes,”Shiko sa më është rritur bebja”. Muhabeti më i ëmbël i grave tona është kur flasin nga dera në derë, ajo fliste me shoqet e saja nga video në video e nga një fotografi në fotografinë e rradhës. Fëmijët e lagjes nuk e linin të qetë, ngase ajo çdo ditë u blinte akullore, fëmijët tanë vdisnin për akullore. Kishin kripën por jo akulloren. Ajo u tregonte fëmijëve se fëmijërija saj kishte kaluar pa akullore, fliste se Hyundai është prodhim vendor, Sasmsung është prodhim vendor. Prej fëmijëve kuptoi se Struzhanka prodhonte veshje të mirë prej pambuku…dhe nënkuptohet papuqet e famshme, në secilën xhami që kishte vizituar papuqet e gomës ishin aty. Ajo kishte Samsung ne kishim papuqe…
Ajo u fliste se urrejtja, ksenofobia, shovinizmi ishin një gjë e kotë.
Ajo aty pa shumë urrejtje, njerëz të kriposur, nuk pa miqësi dhe lumturi. Ajo predikonte në shkollim, mësim të gjuhëve të reja, hapje të universiteteve dhe studime jashtë vendit. Lumturinë e sjell puna, drejtësia dhe akullorja.

Lajme të ngjashme

Back to top button