Shkupi nuk gjen ilaçin për fitore jasht Çairit

Edhe në xhiron e radhës që KF Shkupi ka luajtur jashtë fushës së saj ka pësuar disfatë dhe përsëri që në fillim të ndeshjes ndëshkohet ekipi duke marrë karton të kuq. Kjo është ndeshja e tretë që Shkupi në duelet që luan si mysafire ndëshkohet me karton të kuq, që do të thotë se është vështirë të luash me një futbollistë më pak. 

Ndeshja që u luajt në Strumicë kundër Tiverija, ka përfunduar me 1:0, e që nga KF Shkupi e kanë komentuar si edhe një ndeshje shumë tendencioze dhe me referim skandaloz. “Minuta e 18-të ka qenë kur gjyqtarët e kanë ndëshkuar me karton të kuq Erkan Seferin, ndërsa goli është shënuar nga pozita jashtë lojës. 

Disa minuta para fundit edhe Flakron Ajdari ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq, që Shkupi është dëmtuar rëndë. Kjo është për tu habitur, por edhe përkundër të gjithë këtyre ndodhive, futbollistë tanë kanë dhënë maksimumin që deri në minutat e fundit kanë sulmuar drejt portës kundërshtare, por që nuk arritëm të barazojmë”, është shprehur Meriton Berisha.

Rrufeja-M ka mundur “Skopje”-n me golin e vetëm të futbollistit Fatih Ganija i cili në minutë e 70-të nga 18 metra ka mposhtur portierin Amir Jashar. 
Vrapçishti në përballjen me ekipin e Pobeda Junior ka shënuar fitore minimale 1:0, por me vlerë të madhe. Golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Mujdin Nebi në minutën e dytë të lojës. Ekipi  Dritës nga Bogovina ka marrë një pikë në duelin kundër Lokomotivës. Edhe në këtë ndeshje sipas mysafirëve nga Bogovina, thuhet se gjyqtari në pjesën e dytë nuk ka treguar penalti në dy raste për ekipin Dritës.
 
Disfatë në këtë xhiro ka pësuar edhe ekipi i Zajazit në përballjen me Kozhufin në Gjevgjeli. Lideri në renditjen tabelore ekipi Maxharit para tifozëve vendas ka pësuar disfatën e parë në këtë pjesë të kampionatit nga ekipi i Sileksit 0:3. Disfatën e parë në këtë pjesë të kampionatit e ka pësuar edhe Teteksi në përballjen me Novacin.

Rezultatet e javës së 6-të:
Rrufeja M – “Skopje” 1”0, Lokomotiva – Drita 1:1, Kozhufi – Zajazi 3:1, “11 Oktomvri” – Boreci 1:0, Tiverija – Shkupi 1:0, Vrapçishti – Pobeda J. 1:0, Novaci – Teteksi 1:0, Maxhari – Sileksi 0:3.

Në tabelë kryeson Maxhari me 15 pikë, 2), Miravci 14, 3), Teteksi 13, 4), Sileksi 12, 5), Vrapçishti 10, 6), Shkupi 9./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button