Mot me diell

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe të mesme. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej dy deri tetë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 18 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla me erë mesatare nga veriu.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri pesë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 16 gradë. Deri të enjten do të mbizotëroj; mot me erë, do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore.

Nga dita e mërkurë në orët e pasdites përsëri do të rriten vranësirat dhe do të ketë paraqitje të motit me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët veriore të vendit. Pastaj, në ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe relativisht i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button