Memeti: Nxënësit të mos lihen pas dore!

Nxënësit e shkollave të mesme haptas po tregojnë pakënaqësinë ndaj testimit ekstern, pasi që sipas tyre ai po dëmton rëndë suksesin e tyre.

Kohë më parë nxënësit shqiptarë u ankuan se nuk u lejohet të ankohen lidhur me rezultatin e testimit ekstern, edhe pse janë të sigurt që kishte gabime të shumta si teknike ashtu edhe në përkthim.

“Kam provuar të bëj një ankesë lidhur me notën që kam marr në testin ekstern por na thanë që ankesë bëhet vetëm në rast se gjatë testimit kemi pasur gabime teknike, tjetër ankesë nuk pranojnë”, tha për Portalb një nxënës i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, cili deshi të mbetet anonim.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha për Portalb, se nuk është e drejtë që mësimdhënësve tu hiqet dënimi kurse nxënësve të ju shënohet nota në dëftesë, e cila do të ndikojë në mesataren e nxënësit.

“Ne kemi bë hulumtim dhe kemi paraqitur ankesat tona lidhur me çështjen e testimit ekstre. Ky testim është paradoks, nuk mundet që të përkrahet vetëm njëra anë, siç ishte rasti me heqjen e dënimeve për mësimdhënësit, gjithashtu duhet të hiqet edhe shënimi i notës në dëftesë, sepse ndikon shumë në suksesin e nxënësit, kurse të gjithë e pamë se si ishin testet eksterne”, tha për Portalb, Memeti.

Ai shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duhet të dëgjojë nxënësit, sepse ata kanë të drejtë të ankohen.

Ndërkaq nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme paralajmërojnë që me 1 prill do të organizojnë një marsh me maska, për të kërkuar tërheqjen e testimit ekstern.

“Marshi jonë nuk tregon frikë ndaj mësimit, por tregon etje për mësim. Për mësimin e duhur që çdonjëri prej neve e meriton. Të gjithë së bashku do të tregojmë që në këtë shtet rinia intelektuale është e pavarur. Shpirti jonë është i pathyeshëm, kurse qëndrimi jonë shumë i fortë. Nuk duam testim ekstern, nuk është i duhuri për vlerësim e dijes. Kërkojmë që të kthehet mënyra e vjetër e maturës shtetërore”, thonë nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme.

Ata paralajmërojnë se do të marshojnë në ditën e gënjeshtrave nga Parlamenti deri tek MASH-i, dhe të gjithë marshuesit do të jenë të maskuar dhe para MASH do të ketë një performancë.

LEXO MË SHUMË:

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Letër nga arsimtarët e ZLM: Nuk pranojmë asnjë rezultat nga testimi ekstern

LSDM: Testimi ekstern me pasoja për nxënësit

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Xheladini: Testimi ekstern vetëm formalitet dhe harxhim parash

Lajme të ngjashme

Back to top button