fbpx

Softuer i veçantë do të regjistrojë dhe mbrojë të dhënat personale të turistëve

Të dhënat e turistëve të cilët do të qëndrojnë në hotele, Komuna e Tetovës do t’i merr në formë elektronike. Vetëqeverisja lokale nëpërmjet një softueri të veçantë do të informojë prej ku është turisti, sa qëndron, çfarë gjinie është e informacione të ngjashme. Emri dhe mbiemri, numri i letërnjoftimit dhe pasaporta e  turistit, nuk do të publikohen me qëllim të mbrohen të dhënat personale.

Kjo formë elektronike e fitimit të të dhënave janë pjesë e projektit “Sistemi i evidencës elektronike të turistëve” i realizuar nga organizata e IKT për ndryshime, me përkrahej të projektit “Rrjeti aksionar për qeverisje të mirë”, i cili  realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me QMTE dhe “Reaktor” dhe ndihmë financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit.

Aktualisht turistët e Komunës së Tetovës lajmërohen me emër dhe mbiemër, Komuna nuk ka nevojë t’i  ketë këto informacione, sepse në këtë formë shkelet mbrojtja e të dhënave personale. Objektet hotelierike vetëqeverisjes lokale, informacionet do t’ua dërgojnë me softuer të veçantë, i cili do të të përmbaj të dhënat se prej ku vijnë turistë dhe sa është numri i tyre, që të mundet Komuna të përcaktojë tatimin i cilin duhet të paguhet për qëndrimin e turistëve – deklaroi Adrian Besimi nga organizata IKT për  ndryshime.

Komuna e Tetovës përshëndeti  projektin.

Duhet projekt i këtillë, sepse në këtë mënyrë do të mbrohen të dhënat personale të turistëve, por edhe më saktë do të anzhurohen të dhënat e tyre- deklaron Salat Alili nga zyra për zhvillim ekonomik në Komunën e Tetovës.

Sistemi për evidencë elektronike të turistëve në të ardhmen do të mund të aplikohet edhe në qytet e tjera të Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button