3 iPhone në 2015, përfshi edhe një model me ekran 4 inç

Surpriza e këtij viti mund të jetë një model i ri iPhone me ekran 4 inç krahas modeleve aktuale me ekrane 4.7 inç dhe 5.5 inç. Të paktën kështu pretendon një raport publikuar nga Digitimes ku thuhet se linja e iPhone të 2015 do të karakterizohet me gërmën “S” ne emërtim për dy modelet parësore dhe me gërmën “C” për modelin 4 inç.

Pra sipas burimeve në fjalë do të kemi të bëjmë me modelet: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C. Ky i fundit do të jetë “përfaqësuesi” i modelit 5C prezantuar në 2013. Që të gjitha modelet do të kenë sensorin e shenjave të gishtërinjve.

Partnerët e Apple që do të punojnë për ndërtimin e iPhone do të jenë gjigandët japonez, LG dhe Sharp. Lajmet për një model 4 inç filluan të shfaqeshin në muajin Dhjetor.

Edhe pse modelet iPhone 6 dhe 6 Plus sollën një sukses të jashzakonshëm për kompaninë, kjo e fundit po mendon ti drejtohet edhe një tregu më buxhetor me një model 4 inç të iPhone.

Apple vitin e shkuar theu vizionin e Steve Jobs kur prezantoi dy modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç të iPhone ndërsa ish shefi ekzekutiv i Apple thoshte: “Askush nuk dëshiron një telefon me ekran të madh”./pca/

Lajme të ngjashme

Back to top button