Serbët gjithnjë e më shumë po pushojnë në Shqipëri

Gjithnjë e më shumë turistë të huaj po pushojnë në “vendin e shqiponjave”, kurse këto aranzhmane po i ofrojnë edhe agjencitë turiste të Serbisë. Për disa politika nuk është fare pengesë, raportojnë mediat serbe.

“Nuk është që ne jemi ‘njerëz’ për bregdetin shqiptar, mirëpo statistikat tregojnë se në dy vitet e fundit është rritur numri i atyre që dëshirojnë kalimin e pushimeve në Shqipëri. Njëra nga arsyet është se Shqipëria dukshëm e ka rritur kualitetin e ofertës, derisa cmimet praktikisht janë të lira – 25 euro në sezon për gjysmë-racioni në hotele me katër yje”, shkruan “Novosti”.

Sipas Aleksandar Seniçiqit, drejtor Nacional i asociacionit të organizatave turistike, kërkesa për aranzhman turistik në Shqipëri definitivisht është rritur, por sipas tij, ky vend ende nuk është as afër destinacioneve serioze, transmeton Indeksonline.

“Më herët kanë qenë 50 deri 100 njerëz që kanë shkuar atje, kurse tash janë rreth 500. Mendoj se arsyet politike kanë filluar të harrohen dhe më nuk janë aktuale, kurse Shqipëria nuk është e njëjtë si Kosova. Kur bëhet fjalë për raportimet për incidente, ka pasur shumë pak, apo fare, për dallim prej Kroacisë. Askush nuk ka paraqitur ndonjë fyerje apo dhune në Shqipëri”, ka thënë Seniçiq.

Sipas tij, ka shumë të atillë që nuk po mendojnë t’i kalojnë në Shqipëri, vetëm për shkak të arsyeve politike.

“Agjencitë vendore kanë aranzhmane për Shqipëri, por turistet organizohen edhe në mënyrë të pavarur”, thotë Seniçiq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button