Zyrtarët e BDI gjatë kongresit konfirmuan vërtetësinë e bisedave të publikuara nga Zaev

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjatë kongresit dy ditorë tematik kanë konfirmuar vërtetësinë e bisedave të publikuara nga opozita duke drejtuar gishtin kah partneri i tyre VMRO-DPMNE si për përgjimin ashtu edhe për përmbajtjen e bisedave. Më i ashpër ishte zëvendësministri i mbrojtjes Arben Llabënishti i cili tha se përgjimet dëshmuan korrupsionin dhe ndërhyrjen në gjyqësor, transmeton Alsat-M.

Ndërkaq deputeti, Zulf Adili në fjalimin e tij para delegatëve kërkoi që Maqedonia të ndërrojë konceptin dhe të bëhet shtet qytetarë, njëjtë si Republika e Kosovës.

Në kongresin e djeshëm pati kritika si për veprimin e Qeverisë në përgjithësi ashtu edhe për funksionarët e BDI-së në Qeveri.

Delegatët në kongres shpalosën edhe kërkesa të reja të cilat thanë se BDI duhet ti parashtrojë në Qeveri dhe Parlament, si miratimi i një ligji të ri për gjuhën shqipe dhe votimi me Badenter i Qeverisë dhe buxhetit të shtetit

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. BDI-ovcat e koruptuar nga VMRO-vcat duhet ti largoj partia dhe ti akuzoj në prokurori për korupsion, keçpërdorje të detyrës zyrtare dhe tradhti të popullit, të mos miren më me politikë.! Ose pëson tërë partia, se unë dhe familja ime nuk do të votojmē më këtë parti, gjithashtu bëj thirje te popullata e cila deri tasht ka votuar BDI-në, çë të mer një vendim të tillë, deri sa partia e jonë të bëhet më e përgjigjshme, se në BOMBAT e z. Zaevit ka ministra të BDI-së çë tradhtojnë UÇK-në dhe Popullin, shesin poste të rëndësishme në prokurori dhe kumedit se sa tjera poste.!

Back to top button