fbpx

Nxënësit shqiptar të shkollës “Bratstvo” nga Nerezi në bojkot

Nxënësit shqiptar të klasave të dyta të shkollës fillore “Bratsvo” në lagjen Nerez të Shkupit kanë nisur bojkotin meqë tani 1 muaj nuk kanë mësues, njëra ka lënë punën ndërsa tjetra ndodhet në pushim të lindjes.Kërkesa e vazhdueshme e prindërve për angazhimin e mësuesve të ri nuk është marrë në konsideratë nga drejtorja Sonja Siljanovska e cila si zgjidhje alternativë kishte ofruar mbajtjen e orëve nga mësues të paraleleve tjera, propozim që është kundërshtuar nga prindërit të cilët akuzojnë atë për diskriminim në baza etnike, njofton Alsat-M .

“Si propozim drejtoresha kishte thënë që çdo arsimtarë të ju mbajë fëmijëve nga një orë. Mendoj se aty nuk ka kualitet mësimi. Humbet rendi, fëmijët ngelin askund tani kur më është edhe fundi i shkollës…Këtu në këtë shkollë bëhet një diskriminim i shqiptarëve, kur bëhet fjalë për shqiptarët gjithmonë puna ngadalësohet, arsimtarët shqiptar çdo ditë e më shumë po pakësohen, dhe qëllimi është që të pakësohet numri i shqiptarëve në këtë shkollë. Çdoherë ka pasur nga dy paralele shqiptare kurse tani dy vjet e di se janë nga një” deklarojn një mësues.

Drejtoresha e shkollës Sonja Siljanovska nuk i u përgjigj thirrjeve dhe as mesazheve telefonike të televizionit Alsat për të sqaruar situatën me mungesën e kuadrit mësimor që ka çuar në bojkotin e mësimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button