Andov: Lustrimi i gazetares Kostova është ndjekje politike

Në Kolumnen e tij për gazetën “Fokus”  kreatori i Ligjit për Lustrim Stojan Andosh, shkruan se lustrimi gazetares Jadranka Kostova është ndjekje politike në Maqedoni.

“Mendoj se deri diku ka ndryshuar gjendja në vend. Shpresoj se tani më në gjyqësi fryjnë erërat më ndryshe dhe se do ët gjejnë gjykatës të cilët definitivisht do të anulojnë vendimin e Komisionit për lutrsim. Megjithatë Jadranka Ksotova do të ketë shumë shqetësime dhe natë pa gjumë.

Andov shkruan se me ndryshimin e tesktir të Ligjit për lustrim u bë e qartë se Komisioni do të forcojë aktivitete tjera duke u shndërruar në instrument për qëllime politike të ballafaqimit të qeverisë me oponentët e tij. Sipas tij Komisioni shkon deri aty sa që sjellë vendime që janë në kundërshtim të plotë me Ligjin.

“Pikërisht për këtë nuk më befasoi vendimi më i ri i Komisionit për lustrim me të cilën u bë lustrimi i gazetares Jadranka Kostova. Ajo në njëfarë mënyre u tërhoq nga ndjekja gjyqësore dhe mbeti në pozicionet e saja”, shkruan Andov.

Lajme të ngjashme

Back to top button