Recension: UNHCR: Inçizimet e viktimave të sulmit me armë kimike janë të rrejshme!

Lexuesve u është ofruar një lajm, shumë konfliktuoz me standardet gazetareske dhe rregullat e përgjithshme për disa arsye: nga titulli joadekuat me përmbajtjen e lajmit në kuptim të asaj se kush në çfarë përfundimi ka ardhur, nëpërmjet pamundësisë për t’u përcaktuar vërtetësia e fakteve të tjera, e deri te ajo se cili është burimi i lajmit. Lexuesi, më së paku, mbetet i hutuar rreth fakteve kryesore, që është tregues i mjaftueshëm se bëhet fjalë për produkt të keq gazetaresk, i cili më në fund, ndoshta edhe pa qëllim, huton dhe dezinformon.

'?????_ ???????? ?? ??????? ?? ????????? ????? ?? ?????!' - tocka_com_mk_1_104813_unhcr-snimkite-od-zrtvite-na-hemiskiot-napad-se-lazni

Linku deri te artikulli origjinal: UNHCR: Inçizimet e viktimave të sulmit me armë kimike janë të rrejshme!

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2013, 16:37

Data e recensionit: 11.09.2013

Recensuesi: ???fil Bllazhevski

Vërtetësia: Ka një ngjarje në Gjenevë që ndërlidhet me OKB-në. Ngjarja nuk ka lidhje me UNHCR-në, por me një organ tjetër të OKB-së – Këshilli për të drejtat e njeriut (HRC). Nga vetë lajmi nuk mund të vërtetohet vërtetësia e fakteve, për shkak se në fakt bëhet fjalë për përkthim të fjalëve të thëna nga udhëheqësi në një kontribut të shkurtër televiziv, që nuk është përmendur si burim kryesor i lajmit.

Burimet e informatave: Kjo është njëra nga pjesët më problematike dhe më hutuese në gjithë lajmin. Si burim është përmendur vet ueb-faqja – Toçka. Ata mund të jenë burim vetëm në rast se kanë shfrytëzuar korrespodentin e vet nga ngjarja për të cilën raportojnë. Në këtë mënyrë, ata janë burim për palët e treta, por lajmi që e kanë publikuar ka burime të tjera që nuk janë përmendur në të, e që të fitohet përshtypja e vërtetësisë është futur një video nga Youtube.

Përmbajtësia: Lajmi nuk është gjithpërfshirës, edhe pse ka një pjesë që e ka shtuar autori e që nuk është i lidhur vetëm me përkthimin e lajmit nga televizioni i paemërtuar. Prandaj, ndoshta i fsheh argumentet e palës tjetër (një pjesë e vendeve perëndimore) dhe të palëve të treta (vendet neutrale sa i përket çështjes siriane).

Anshmëria: Nuk mund të përcaktohet se a ka shtrembërim të të vërtetës dhe a ka informata të rrejshme, përveç nëse e përjashtojmë gabimin në titull. Në tekst nuk ka mbështetje për atë që thuhet, kështu që lexuesit i mbetet ose të ngelë i hutuar ose të bëjë kërkim të lodhshëm nëpër burimet e tjera të informatave. Ajo që është e sigurt edhe pas një kërkimi të tillë, është se lajmi favorizon një palë dhe se ka anshmëri politike ndaj njërës palë të involvuar në problemin e Sirisë.

Kualiteti i titullit: Titulli dezinformon për shkak se qëndrimi që shprehet në të nuk buron nga ai organ i OKB-së. Megjithatë, deklarata në titull përputhet me përmbajtjen e lajmit.

Gjuha e urrejtjes: Në tekstin e lajmit diskreditohen SHBA-të dhe aleatët e saj. Ne deri në momentin e dorëzimit të këtij recensioni nuk mundëm ta verifikojmë vërtetësinë e fakteve që përmenden në lajm, gjegjësisht vlerësojmë se disa fakte që janë dhënë në lajm nuk janë të vërteta në bazë të burimeve të informatave që janë në dispozicion. Duke pasur këtë, lajmi mund të nxisë dhunë në bazë nacionale, fetare dhe politike.

Përfundimi: Ky është një lajm i rrallë i një lajmi shumë konfliktuoz sa i përket respektimit të standardeve dhe rregullave minimale gazetareske për përgatitjen e një lajmi.

Edhe këtu, sikurse edhe te lajme e shembujt e tjerë në gazetarinë e Maqedonisë, e vërejmë problemin me burimin. Burimi i lajmit nuk është Toçka, edhe pse ashtu qëndron në të dhënat shoqëruese. Pjesa më e madhe e lajmit bazohet në kontributin televiziv ku flitet në gjuhën angleze, por ai televizion nuk është përmendur si burim. Bëhet fjalë për televizionin shtetëror iranian “Pres TV”, në gjuhën angleze.

Teksti i lajmit është përkthim e pjesërishëm i asaj që e flet udhëheqësi. Por, vetë kontributi është problematik për shkak se nuk bazohet në audio inçizime origjinale me deklarata të pjesëmarrësve në ngjarje, por është informatë për ngjarjen. Praktikisht, në tekst që recensohet, bëhet fjalë për “ngjarje të përshkruar nga një person i tretë”, gjegjësisht lajm të përkthyer pjesërisht të cilës i është shtuar një bekgraund në fund.

Ky lajm ka problem me vërtetësinë e fakteve. Gabimi në titull është eklatant dhe nuk korespondon me përmbajtjen e lajmit. Në titull thuhet se UNHCR ka miratuar disa përfundime:

UNHCR: Inçizimet e viktimave të sulmit me armë kimike janë të rrejshme!

Në krye të lajmit, nga ana tjetër, thuhet se “Rusia ka njoftuar” se ajo që thuhet në titull është përfundim i Këshillit për të drejtat e njeriut (HRC-së, e jo i UNHCR-së).

“Rusia njoftoi se Këshilli për të drejtat e njeriut i KB-ve ka konfirmuar se video inçizimet dhe fotografitë e viktimave të sulmit me armë kimike në afërsi të kryeqytetit sirian, Damaskut, janë të rrejshme!”

Në paragrafin e dytë thuhet se bëhet fjalë për njoftim të ministrisë ruse për punë të jashtme (në fakt, ashtu thotë edhe udhëheqësi i televizionit iranian). Por, në ueb-faqen zyrtare të MPJ-së ruse edhe në anglisht edhe në rusisht nuk ka një njoftim deri në momentin kur e dërgojmë këtë recension. Në ueb-faqen e Zyrës së OKB-ve në Gjenevë, ku njoftohet për ngjarjen, mund të shihet se diskutimi ka qenë me pikëpamje të ndryshme dhe askund nuk ka një deklaratë të atillë kategorike siç përmendet në lajm.

Në fund, lexuesi këmbëngulës pas kërkimeve të shumta mund vetëm të konstatojë se e vërtetë është se në Gjenevë ka mbledhje të HCR-së, se më 9 dhe 10 shtator, në kuadër të temave të tjera, është diskutuar edhe për aspekte të gjendjes në Siri dhe aq.

Ky lajm, nga ana tjetër, krijon konfuzion të plotë rreth asaj se çka dhe ku ka ndodhur, si dhe kush çka ka thënë dhe çka është përfunduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button