fbpx

Trajkovska: Gazetarët mund të keqpërdoren nga secili shërbim

Gazetarja Oliver Trajkovska pas takimit me kryetarin e Komisionit për Verifikimin e fakteve, Tome Axhiev tha se kanë biseduar për specifikat e punës gazetareske.

“Ne shkuam që të bisedojmë me Axhiev për atë se nëse Komisioni ka kuptim të përgjithshëm për specifikat e profesionit tonë dhe se si kontaktet që i kemi gjatë punës tonë mund të gjenden në arkivat e MPB-së. Ne mund të keqpërdoremi nga çdo shërbim. Përgjigja që e morëm nga Axhiev ishte I pritur, dhe ajo ishte si gjithçka bëhet sipas ligjit”, deklaroi Trajkovska.

Ajo thotë se gazetarët nuk do të befasohen nëse në Komision ekziston një listë me emrat e porositur nga ndonjë fletore e përgatitur kohë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button