Rama: Maqedonia dhe Kosova të përfshihen në strategjinë Adriatik-Jon
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama propozoi që Maqedonia dhe Kosova me procedurë të shpejtë të përfshihen në strategjinë rajonale AdriatikJon, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Rama në tubimin në Peskara, Itali, përsëriti se strategjia makrorajonale duhet ta ndjekë edhe atë kombëtare.
“Të kërkojmë zgjidhje jashtë Evropës, do të ishte njësoj si të kërkojmë zgjidhej jashtë historisë. Përsëris se strategjitë makrorajonale duhet të shkojnë në bazë të strategjive kombëtare”, deklaroi Rama në tubim.
Ai shfaqi shpresë se faza aktive e strategjisë makrorajonale e bregdetit AdriatikJon, do të mundësojë inkuadrim edhe për katër shtete të cilat nuk janë vende anëtare të BEsë, por janë anëtare të strategjisë rajonale.
“Shpresoj se me procedurë të shpejtuar në strategjinë rajonale do të përfshihen Maqedonia dhe Kosova, me çka ky bashkëpunim do të kompletohet”, deklaroi Rama. Strategjia makrorajonale është një rrugë ere që do t’i forcojë marrëdhëniet midis fqinjëve, por edhe strategjinë paqësore me ndërmjetësim të bashkëpunimit ekonomik dhe social, theksoi kryeministri Rama. Komisioni Evropian në muajin qershor të vitit të kaluar prezantoi strategji evropiane dedikuar për zhvillimin e rajonit AdriatikJon.
Iniciativa AdriatikoJon për momentin përshin tetë vende të rajonit nga të cilat katër janë anëtare të BEsë (Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia) dhe katër nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, BEja, Mali i Zi dhe Serbia).