Natë pa gjumë? E lodhur? Ja ç’mund të bëni për tu dukur më e freskët!

Pavarësisht se cila mund të jetë arsyeja se përse dukeni e lodhur dhe pa jetë ne fytyrën tuaj, një gjë është e
sigurt: do të bënit gjithçka për të pasur një pamje me të freskët dhe të gjallë gjatë ditës në vijim.

Ne rast se keni një fëmije të vogël apo keni ndenjur natën deri vonë për një projekt pune etj, gjëja më e
“dhimbshme” që do ju duhet të përballeni të nesërmen në mëngjes përpara të ikni në punë, është lëkura e
fytyrës tuaj të lodhur. Por mos u shqetësoni! Ja cilat janë disa nga zakonet që ju mund të nisni të përvetësoni
për tu dukur në çdo kohë sikur jeni në top formën tuaj!

1. Mos i lyeni sytë stil “smokey”
Gjeja më e keqe që ju mund të bëni kur jeni e lodhur, është të aplikoni një make up për sytë tuaj në stil “smoky”. Ky lloj tualeti, ju thekson akoma edhe më tepër lodhjen dhe rrathët e zinj përreth syve tuaj. i bën ato të duken shumë më të lodhura seç janë dhe shumë më të përgjumura. Këshilla që ekspertët japin është të qëndroni në një make up sa më natyral.

2. Aplikoni pak pudër
Një tjetër gabim qe shumë femra bëjnë, është të aplikojnë më shumë pudër/fondatine se duhet duke menduar se sa më shumë aq më mirë për tu dukur sa më pak e lodhur dhe për të mbuluar rrathët e zinj të syve tuaj. nuk është aspak e vërtetë! Fondatina e tepërt, jo vetëm ju ben të dukeni me e renduar dhe me e “ sajuar” , por ju krijon edhe me tëper vija poshtë syve tuaj, duke e theksuar me tepër lodhjen dhe pagjumësinë!

3. Rimel
Një këshillë që nuk mund të lihet mënjane është rimeli! Rimeli është tepër i rëndësishme ne rast se po kërkoni ti jepni fytyrës tuaj me tepër gjallëri dhe freski. Aplikoni sa me tepër rimel vetëm tek qerpikët e sipërm të syve tuaj duke i bërë kështu qe të duken më të mëdhenj dhe të hapur. Sytë do të duken gjithashtu më të gjallë dhe ju do të merrni një pamje shumë më të çlodhur dhe rinore.

4. Aplikoni ruzh
Theksimi i mollëzave tuaja luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm. Aplikoni një ngjyrë të freskët siç mund të jetë ngjyra rozë e lehtë apo pjeshke. Ne këtë mënyre do të fitoni një pamje shumë më të gjallë dhe më të çlodhur.

5. Buzë të freskëta!
Shmangni sa më shumë ngjyrat e errëta. Ato vetëm sa do e rëndojnë pamjen tuaj duke e bërë lodhjen më shumë të dukshme. Aplikoni një zbutës të thjeshtë dhe me pas ndonjë shkëlqyes apo buzëkuq me ngjyre natyrale, rozë, nude etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button