Bruksel, përfundon takimi me deputetët e LSDM-së, në rrjedhë takimi me VMRO-në

Ka përfunduan takimin bilateral me euro deputetët Ivo Vajgëll, Edvard Kukan dhe Riçard Houit me përfaqësuesit e LSDM­së, Radmilla Shekerinska, Renata Trenevska­Deskoska dhe Viktor Gaber, në kuadër të dialogut që me ndërmjetësim të Parlamentit evropian po zhvillohet me përfaqësuesit e VMRO­-DPMNE­së në Bruksel.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA­-s nga Brukseli, edhe pse fillimisht ishte paraparë takimi me përfaqësuesit e LSDM-­së dhe eurodeputetët të fillojë në orën 11:30, ai u prolongua për 45 minuta për shkak të vonesës së europarlamentarit Kukan. Kështu, para pak kohësh përfundoi takimi bilateral i social­demokratëve maqedonas me përfaqësuesit e PE­-së, të cilët janë të vëzhguar nga dy përfaqësues të Komisionit evropian, por Shekerinka, Trenovska ­Deskoska dhe Gaber refuzuan të japin deklaratë për atë se çka është biseduar në takimin e parë.

Takim bilateral me Vajgëll, Kukan dhe Houit për momentin po mbajnë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE­së, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski. Sipas paralajmërimeve, nëse eurodeputetët dhe përfaqësuesit e Eurokomisionit, nga takimet bilaterale me përfaqësuesit e dy partive maqedonase marrin përshtypje se ka pika prekëse për dialog të mundshëm dhe marrëveshje, atëherë rreth orës 15:00 pritet të mbahet takim i përbashkët i përfaqësuesve të VMRO-­DPMNE­së dhe LSDM­-së. Pa dallim të epilogut të sotëm nga këto bisedime fillestare, nga Europarlmenti paralajmërojnë se pas festave të Pashkëve do të mbahet takim i ri me qëllim të vënies fund të krizës politike në Maqedoni dhe kthimit të LSDM­-së në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Back to top button