Fatmir Besimi: Tejkaluam krizën me Kosovën, hapet rruga e bashkëpunimeve

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, vlerëson se me  heqjen e masës për importin e kushtëzuar të miellit, jo vetëm që do të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve, por do t’u hapet rruga bashkëpunimeve të reja në të gjitha sferat.

Për televizionin “AlsatM”,  Besimi deklaroi se “Kjo reflekton vullnetin tonë për bashkëpunim të mirë, fqinjësi të mirë që është një nga aspektet e integrimeve euro-atlantike. Maqedonia dhe shtetet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, të krijojnë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore. Prandaj hapat e tilla dhe vendimi që u miratua nga qeveria është konzistent me politikën tonë të euro-integrimeve dhe bashkëpunimit bilateral me Kosovën”

“Nëse situata e tillë do të zgjaste për një kohë më të gjatë atëherë do të priteshin implikime të caktuara rreth produkteve tona, jo vetëm në aspekt të bojkotit por edhe në aspekt të zhvillimit normal të procesit tregtar. Tregtarët duan të gjejnë burime të reja për furnizimin e tregut”, thotë Fatmir Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button