Tetova apo Hiroshima?! Vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni

Prezenca e grimcave “PM10” edhe sot në Tetovë është në nivele shumë të larta. Sipas matjeve zyrtare që kryhen nga ana e Ministrisë së Ekologjisë në Tetovë indeksi i pranisë së grimcave PM 10 të cilat janë kancerogjene është rreth 300, që është afër 6 herë më shumë se ajo e lejuar e cila është 50. Tetova ka filluar ti ngjajë qytetit i cili u godit nga bomba atomike, Hiroshima në Japoni.

Në faqen zyrtare ose në foto mund të shikoni grafikonin e sotëm ku është ndezur alarmi i kuq.

Ndotja ne Tetove
Ndotja ne Tetove

LEXO MË SHUMË
Tetova vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni
Shqetësimi për ajrin e ndotur, “EcoGuerila” i shkruan ambasadorit amerikan
Qeveria joserioze me ndotjen, qytetarët numërojnë rastet e kancerit
Ndotja e ajrit në Tetovë nuk zbret nga nivelet rekorde

Ndotja e ambientit në Tetovë nuk ndodh vetëm nga fabrika e Jugohromit, por edhe nga njerëz të papërgjeshëm. Në fotografitë e marra nga TetovaSot shihen puntorët e NPK-së që djegin mbeturinat duke shkaktuar edhe ndotjen e ambientit.

djegjadjegja2

djegja3
NPK: Ne nuk i djegim mbeturinat
Pas publikimit të fotografive në lidhje me ndezjen e mbeturinave, Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” Tetovë deklaron se vendi ku është fotografuar ndezja e mbeturinave dhe prezenca e dy të punësuarve të ndërmarrjes nuk është bërë në pikën e grumbullimit të mbeturinave, gjithashtu ju siguron qytetarëve se ndezja e mbeturinave asnjëherë nuk është kryer nga të punësuarit e ndërmarrjes.

“Dy të punësuarit në ndërmarrje Izair Z. dhe Nusret C. të Nj.P. “Higjiena Komunale” shkuan në vendngjarje dhe kanë lajmëruar Nj.T.K.Z – Tetovë ku në momentin e fotografimit kanë qenë në pritje të tyre.
Përveç problemit me djegjen e mbeturinave, hudhjen e mbeturinave në vendet jo përkatëse, ndërmarrja ballafaqohet edhe me disa dukuri negative siç janë: djegia e kontenjerave, ku për vitin 2014 janë djegur gjithsej 65 kontenjerë dhe problemet me hudhjen e materialeve ndërimore dhe orendive shtëpiake nëpër kontenjera dhe në vendet tjera jopërkatëse.” thuhet në kumtesën e NPK Tetovë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button