CIVIL prezanton hulumtimin: Manipulimet dhe shkeljet e të drejtës së votimit

Maqedonia gjithnjë e më shumë po fundoset në krizë politike; propaganda mediatike dhe shkelja e rëndë e të drejtave themelore të njeriut është ende evidente, sidomos nëse kihen parasysh edhe zgjedhjet e vitit 2013, 2014 që cilësohen si jo legjitime. Ky është rezultati i monitorimit të gjendjes shoqëroro-politike të Maqedonisë gjatë 3 viteve të fundit nga OJQ “Civil”,e cila përmes anketimit të qytetarëve dhe inspektimit në terren gjatë proceseve zgjedhore, doli me konkluzionin se Maqedonia është në krizë si asnjëherë më parë. Edhe bombat e opozitës ishin çështje diskutimi.

“Duke u bazuar në atë çfarë ne analizojmë vërehet një përkeqësim serioz në fushën e të drejtave të njeriut. Ata që i shkelin këto të drejta më së shpeshti, janë vetë institucionet e shtetit, institucionet në nivel lokal. Maqedonia është në fushatë të vazhdueshme zgjedhore, fushatë që zhvillohet gjithkund, në terren, nëpër media dhe nëpër institucione. Mund të themi se fushata asnjëherë nuk është ndërprerë, se institucionet funksionojnë me një qëllim të vetë, të ruajnë fuqinë e qeverisë, pushtetit. Zgjedhjet lokale të vitit 2013, presidencialet dhe parlamentaret e vitit 2014 janë jo legjitime”, tha Xhabir Deralla, “Civil”.

Sipas studimit, 94,2% e qytetarëve të anketuar nga kjo organizatë kanë thënë se zgjedhjet e vitit 2013 nuk kanë qenë korrekte dhe demokratike, ndërsa 95.5% kanë vlerësuar se edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 2014-tës kanë qenë me plot parregullsi. Disa nga të pranishmit në debatin e kësaj organizate shtruan dilemën se si do të dalë shteti nga kjo gjendje. Si moment kryesor shpëtimi, shihet informimi i drejtë. Për këtë arsye, “Civil” dërgoi edhe kritika të ashpra drejt shërbimit publik. Civil ka vërejtur shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, ngulfatje të lirisë së gazetarëve si rasti i Tomisllav Kezharovskit. Nuk u anashkalua as puna e Komisionit për Lustrim i cili dje shpalli si bashkëpunëtore të shërbimeve,redaktoren e javores “Fokus” Jadranka Kostovska. Sipas Civil, ky komision është në shërbim të krerëve të lartë të pushtetit për t’u treguar dhëmbët atyre që i kundërvihen

Zgjedhet lokale të vitit 2013 kanë qenë fer dhe demokratike. PO
5.8%
JO
94.2%
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale              të 2014-ës kanë qenë fer dhe demokratike. PO 4.5% JO
95.5%
Në Maqedoni rrespektohen të drejtat e njeriut PO
3.1%
JO
96.9%

Lajme të ngjashme

Back to top button