Zvicra përzë “Belle Air”

Prej 1 nëntorit kompania “Bell Air” nuk do te lejohet me te kryeje fluturime drejt Zvicres. Kjo është bere e ditur nga kompania “Darwin Airlines” për mes së cilës “Belle Air” operon nga Prishtina në Zvicër, qe i bën me dije Aeroportit te Prishtinës se anulon të gjitha fluturimet dhe bashkëpunimin e “Belle Air” me shtetin zviceran nga data 1 nëntor, kur edhe fillon sezoni dimëror.

Kështu kanë bërë të ditur burime nga kompania “Darwin Airlines” për Zërin e Kosovës. Zyrtarisht nga Aeroporti i Prishtinës heshtin rreth këtij vendimi, ndërkohë që mësohet nga shteti helvetik se “Belle Air” ndëshkohet për shkak të shumë skandaleve që ka shkaktuar kjo kompani gjatë sezonit të verës me pasagjerët duke i lënë nëpër aeroporte.“Për shkak të problemeve financiare, pasigurisë, pakënaqësive të udhëtarëve, e borxheve milionëshe është vendosur që të mos i lejohet më kësaj kompanie të operojë me shtetin zviceran” ka treguar burimi i gazetës “Zeri”.

Skandali i fundit i “Bell Air” ndodhi me kombëtaren e Shqipërisë para dy ditësh, ku së bashku me gazetarët e të gjithë stafin kanë mbetur të bllokuar në Islandë edhe lojtaret e skuadrës. Aeroplani i “Belle Air”, duhej të ishte nisur q në orën 11:00 por nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe si rezultat kombëtarja ka mbetur e bllokuar në aeroportin e “Rejkjavikut”. Kjo kishte ndodhur për shkak se “Belle Air” nuk e ka paguar korridorin ajror dhe aeroplani nuk mund të nisej. Vetëm gjatë muajve të fundit, qershor, korrik gusht, në hapësirat e aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’, jo rrallë herë ndodhte e njëjta gjë. Qindra qytetarë të Kosovës, që kishin destinacion vende te ndryshme te Evropës, kanë humbur vendin e punës, apo fëmijët shkollën, sepse aeroplanët e “Bell Air” nuk niseshin, sipas planifikimeve.

Sipas gazetares “Zeri”  kjo kompani përveç skandaleve të vazhdueshme me udhëtarët, ka borxh shuma prej miliona eurosh Aeroportit të Prishtinës. Vizion Plus iu drejtua ne rruge zyrtare autoriteteve te Aeroportit te Tiranës, “Nene Tereza”, për te kuptuar nëse një mase e tille ekziston edhe ne raport me vendin tone. Personat përgjegjës thane se nuk kane njoftim për ndërprerje te fluturimeve me Zvicrën, pasi aeroporti ynë funksionon ndryshe nga ai i Kosovës.

Por “Vizion Plus” tentoi një procedure rezervimi OnLine, nga Tirana ne Zyrih te Zvicrës, përmes faqes zyrtare te “Belle Air”. Ne datat 14 deri ne 17 nëntor, por as edhe ne data te tjera,rezervimi nuk mund te kryhej,pasi nuk kishte as orare dhe as çmime për bileta te mundshme. Po kështu ne një sajtet kryesore për rezervime ne internet, kompani “Belle Air” nuk jepet si opsion drejt Zvicrës. Ne një kërkim te shpejte ne faqen e aeroportit te Zyrihut, për te pare kompanitë me cilat operon ky aeroport, “Belle Air” nuk ekziston fare ne këtë renditje,duke bere te mendosh se një aeroportet prestigjioze evropiane, e ka fshire nga bashkëpunimi kompaninë “Belle Air”.

Lajme të ngjashme

Back to top button