fbpx

Ledion Liço del publikisht me Sara Hoxhën

Prej kohësh ata janë përfshirë në një lidhje dashurie dhe kjo gjë është bërë publike.

Prezantuesi Ledion Liço dhe Sara Hoxha, vajza e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, kanë dalë publikisht si çift. Në ndeshjen e djeshme të kombëtares shqiptare me Armeninë, Ledio dhe Sara janë shfaqur kuq e zi në stadiumin “Elbasan Arena” për të bërë tifo. Ka qenë Ledioni ai që ka publikuar një fotografi të tyre gjatë ndeshjes ku shkruante, “Paçim këmbën e mbarë”.

Bashkë me ta ka qenë edhe motra e Sarës, Lori Hoxha e cila ka publikuar një foto teksa shihet me të motrën, që të dyja të veshura kuq e zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button